Menduh Thaçi: Ky është një tjetër teatër i madh. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaevi

35

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menuh Thaçi sot në “Utrinski brifing” në Sloboden Peçat ka folur lidhur me ngjarjet e mbrëmshme politike në vend, ku u paralajmërua shumicë e re parlamentare. Thaçi potencoi se është një “teatër i madh, i atyre që nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike”.

“Ky është edhe një teatër i madh i atyre që realisht nuk kanë fuqi t’i udhëheqin proceset politike në vend. Aktorët e djeshëm që i pamë në fotografi me Mickoskin vetëm i vendosin copëzat Zaevit. Ndoshta pa vetëdije, por po i bëjnë platformë për kambek të tij. Qeveria e ardhshme do të jetë në krye me Zaevin”, deklaroi në “Utrinski brifing” në Sloboden Peçat Menduh Thaçi.