Libri Arvanitët-Themeluesit e Greqisë së Re u promovua sonte në Kërçovë ( video)

125

Nga Ejup SHABANI

Në kuadër të festës së 7 Marsit ditës së hapjes së shkollës së parë shqipe, në Qendrën e kulturës në Kërçovë “Koço Racim” sonte më 6 Mars u promovua libri i Arvanitë-Themeluesit e Greqisë së Re, i historianit nga Elbasani Arben Llalla, por që jeton dhe vepron prej më se 20 vitesh në Maqedoni.njohton TS
Në fjalët e tij profesori universitar prof.Dr.Nebi Dervishi i cli ndër të tjera tha: “Libri i Arben Llallës Arvanitët paraqet studimin e parë më të plotë nga fusha e historisë lidhur me Arvanitët ose Arbëreshët e Greqisë, të cilët jo vetëm që janë vendas në këtë vend, por edhe janë themelues të Greqisë së Re. Ky libër para së gjithash u drejtohet atyre që i kërkojnë të dinë dhe kanë jo vetëm mendje, por edhe cyten nga shpirti e dëshira në vazhdimësi për historinë shqiptare në trevat etnike”.
Më tej foli profesori i gjuhës shqipe Qamil Aliu i cili bëri vlerësime e poezisë arvanitase që janë në këtë libër. Prof.Qamil Aliu ndër të tjera tha: “Autori Arben Llalla në librin e tij na jep të dhëna se fillet e para të vargënimit poetik arvanitas i gjejmë që në shekullin XIII. Ajo që më bëri përshtypje është një baladë e fillim vitit të largët 1400 me titull Vdekja e Luftëtarit. Është e këndshme të lexosh e ta ndjesh njëkohësisht shqipen e lashtë arvanitase”.
Në fund të aktivitet foli autori i librit historiani Arben Llalla i cili foli rreth kërkimeve të tij në Greqi rreth shqiptarëve gjatë viteve që ka jetuar edhe punuar atje. Historiani Llalla tregojë rreth origjinën shqiptare të shumë personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore duke filluar që në themelimin e shtet grek më 1821 e deri tek origjina shqiptare të shumë ministrave, deputet, akademikë grekë. Të pranishmit ridrejtuan disa pyetje Arben Llallës lidhur me shqiptarët në Greqi, arvanitasit dhe gjenocidin grekë mbi popullsinë shqiptare në Çamëri më 1944-45.
Libri Arvanitasit-Themeluesit e Greqisë së Re, është libri i pestë i autorit dhe është botuar edhe në gjuhën angleze. Libri flet për kontributin e shqiptarëve të Greqisë në themelimin e shtetit grekë. Ku sipas të dhënave të sjellë historiani Llalla shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitas, jo vetëm janë heronjtë , por ishin presidentë, kryeministra, themelues së Akademisë së Athinë, etj. Autori sjellë shumë të dhëna shkencore ku hedh poshtë pretendime e historiografisë greke e cila është ngritur në Mite. Ku ndër të tjera shkruan se ishin perandoria Ruse, Britania e Madhe dhe Franca ata që luftuan kundër perandorisë osmane dhe më 1827 bënë të mundur shpalljen e Pavarësisë së Greqisë. Historiani Arben Llalla thotë se nuk ishte luftë kombëtare greke, por një luftë për uljen e taksave nga Arvanitasit, romios, vllahët, sllavët, luftë që u shfrytëzuan nga Rusia, Britania dhe Franca për të shkëputur faza-fazash pjesën e tokave të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Libri Arvanitët Themeluesit e Greqisë së Re është çështje e paprekur në këtë mënyrë, siç e ka trajtuar e ndërtuar autori, pra në totalitetin e saj historik, shkencor, politik, diplomatik dhe kombëtar. Libri karakterizohet nga shumë fakte (dëshmi, citate, libra, shkresa, raporte, deklarata etj.), ashtu siç e kërkon shkenca e historisë, duke krijuar një mozaik sa të qartë, aq edhe të dhimbshëm për realitetin tragjik të kësaj pjese të popullit tonë. Krahas shumë fakteve, librin e shquan edhe qasja analitike, pra interpretimi i tyre me logjikë shkencore, filozofike e politike, duke krijuar një imazh të qartë për kontekstin e gjërave në kohë dhe hapësirë. Kjo do të thotë se në njërën anë kemi të bëjmë me historinë si koncept shkencor, por në anën tjetër edhe me historinë si koncept politik. Në fakt ky libër është demitizim i historisë zyrtare e nacionaliste; ofron alternativën e domosdoshme të leximit dhe perceptimit të së vërtetës. Në këtë mënyrë na del një libër paqësor e human, që nuk nxit urrejtje, por që fton në tryezën e së vërtetës historike për t’i flakur dilemat, gënjeshtrat dhe manipulimet politike.