9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Fatos Reka

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Fatos Reka

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim
Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.Fatos Reka.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe rajon, si dhe për integrimet Europiane.
Pasi ambasadori e uroi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare për marrjen e mandatit për deputet,
theksoi rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Europian. Kryetari i PDSH-së pasi
falënderoi ambasadorin, theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e reformave sistemore
drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Kryetari Thaçi gjithashtu konstatoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka një rol shumë të rëndësishëm dhe
se është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për mbarë
rajonin.
Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e
zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments