Ja cilat janë 12 premtimet me të cilat Vullnet Murseli do ta fitoj Tetovën

55

Në vigjilje të fushatës parazgjedhore. kandidatët për kryetar komune kanë publikuar edhe programet e tyre parazgjedhore me të cilat do të synojn që të fitojnë përkrahjen e popullatës dhe të fitojn edhe zgjedhjet.

Një veprim të tillë ka bërë edhe kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Vullnet Murseli i cili në ueb faqen e tij personale të krijuar në prag të zgjedhjeve ka shpalosur të gjithë programin e tij dhe në kuadër të këtij programi Murseli ka dalë edhe me me këto premtime:

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_2-33-1024x575.jpg

1.Hapje e rrugëve të reja për të marrë frymë Tetova
2.Ndërtimi i kapaciteteve të reja për Parkim
3.Shndërrimi i kazermës në park të qytetit dhe qendër komunitare
4.Ridizajnim i sheshit të qytetit; integrim me Kompleksin e Ri dhe Kompleksin e Vjetër

5.Restaurim i pjesës së vjetër të qytetit,

6. Investime në infrastrukturë në çdo fshat
7.Administratë efikase, transparente dhe e digjitalizuar
8.Investime në kapacitete të reja për pastërti publike dhe gjelbërim
9.Zhvendosja e burgut të qytetit dhe ridestinimi në hapësirë për fëmijë
10.Çerdhe të reja; përmirësim i kushteve nëpër shkolla
11.Modernizim i rrjetit të shpërndarjes së ujit nëpër vendbanime
12.Investime për zhvillimin e turizmit malor gjatë 12 muajve të vitit