Fokus / “Grupi i Zjarrit” do të jetë më i fortë se Artan Grubi, Mexhiti sekretar i përgjithshëm, Bexheti nënkryetar

122

Sipas informacioneve jozyrtare të “Fokus”, “Grupi i Zjarrit” do të ketë dy pozita kyçe në parti, pas zgjedhjes së kryesisë partiake. Ahmeti edhe pas kongresit (vitin ekaluar) u ka premtuar dy pozita kyçe partiake deputetit dhe kryetarit të degës së BDI-së, Izet Mexhitit dhe kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Beshetit, të cilët në fakt janë frontmenët e nismes së ndryshimit.

Burime të larta partiake theksojnë se marrëveshja ishte që Mexhiti të ishte sekretar i përgjithshëm dhe Bejetti një nga disa nënkryetarë të partisë, por kjo nuk është realizuar deri më sot, që ishte vetëm një nga arsyet e revoltës dhe pakënaqësisë së tyre.

Mirëpo në takimin e ditës së martë marrëveshja është arritur dhe Mexhiti e Bexheti do t’i marin këto pozita që u janë premtuar me cka në të ardhmen do të jenë shumë më të fuqishëm se grupi i zv/kryeministrit Artan Grubi.
Ende nuk dihet nese në takimin Ahmeti-Grupi i Zjarrit është arritur edhe marrëveshje për shkarkimin e Grubit nga posti zevendes kryeministror, apo do të mbetet edhe më tutje aty.