15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionFatmir Sabriu: Arbër Ademi nuk është aq trim, po bën show për...

Fatmir Sabriu: Arbër Ademi nuk është aq trim, po bën show për të defokusuar opinionin, dhe tentim për ta mbrojtur Bujar Osmanin

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Fatmir Sabriu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka komentuar incidentin në Kuvendin e Maqedonisë mes Arbër Ademit dhe deputetëve të opozitës, shkruan Top24. Sabriu reagimin e frustruar të Arbër Ademit e ka quajtur një SHOW për të defokusuar opinioni dhe për për të mbrojtur dështimin e Bujar Osmanit.

Postimi i plotë i Fatmir Sabriut;

“Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut respektivisht në komisionin për politikë të jashtme janë reflektim i diplomacisë së dështuar të ministrit të jashtëm Bujar Osmani i cili fajin për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave e hedh diku tjetër. Arbër Ademi nga BDI ka nisur të gjuajë gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast janë shkëmbyer fjalë fyese. Frustrimet e Arbër Ademit duhet parë një këndvështrim shumë më ndryshe, e para si një show për të defokusuar opinionin nga dështimi për në BE dhe e dyta me këto skena tenton të mbrojë kolegun e tij nga partia Bujar Osmanin, i cili më shumë ka qëndruar në aeroplan dhe në facebook se sa në tryezën e bisedimeve.Shtrohet pyetja se pse ky skenar sot ndodh në këtë komision që tenton të mbajë në pushtet gjykatësit politik dhe të korruptuar? Ndoshta është korrupsioni, krimi i organizuar, gjyqësia politike, nepotizmi shkaku që ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në, ndërsa ata nuk na e thon troç se ngecja në procesin euro-integrues ka të bëjë me reformat në sistemin e drejtësisë që po mbrohet nga këta gjykatës dhe diplomat. Të mbrosh gjykatësit që vazhdojnë të mbrojnë politikat e pushtetit të dështuar flet për faktin se pikërisht ata mbrojnë veten e tyre, mbrojnë aferat korruptive, mbrojnë krimin dhe skandalet e njëpasnjëshme duke nisur nga tenderët e deri tek rritja enorme e çmimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments