9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: BDI e fiton Bervenicën, ata që druajnë se mund ta...

Bujar Osmani: BDI e fiton Bervenicën, ata që druajnë se mund ta humbim le t’i tërheqin kandidatët (Video)

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, është i bindur se partia e tij do të del fituese në komunën e Bervenicës, shkruan gazeta LAJM. Ai i bëri thirrje kandidatëve tjerë shqiptarë që të tërhiqen nga gara nëse druajnë se drejtimin e kësaj komune mund ta merr VMRO-DPMNE-ja ose LSDM-ja.

“Bërvenica pjesën më të madhe të kohës ka qenë e udhëhequr nga BDI-ja. Bile edhe kryetari aktual dikur ka qenë kandidat nga BDI-ja. Kështu që BDI në Bervenicë është favorit, BDI pritet të fitojë në Bervenicë. Prandaj nëse dikush dëshiron ta ndihmojë këtë proces që mos të ketë eventualisht këtë proces që të mos ketë eventualisht ndonjë rezultat tjetër, duhet të tërhiqet dhe të mbështetë kandidatin e BDI-së”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i pyetur nga gazeta LAJM.

Këto komente Osmani i në konferencën e sotme për media, pasi ditë më parë lideri i ASH-së Ziadin Sela tha se partia e tij ka lëshuar pe në dy komuna, në Kërçovë dhe Çashkë, dhe se tani radhën e ka BDI-ja që të lëshojë pe dhe ta tërheq kandidatin e saj nga gara në Bervenicë.
“Ja po ju them kanë kohë le t’i tërheqin, se dy kandidatë kanë nxjerrë edhe në Bërvenicë. Le ti tërheqin ato kandidatë dhe le të mos e rrezikojnë komunën e Bërvenicës se ndryshe do të mbajnë turpin”, tha Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH).

Nga Lëvizja Besa kanë bërë të ditur se nuk kanë kandidat në komunën e Bërvenicës që mos të rrezikohet kjo komunë.
“Rasti është i ngjashëm edhe në komunën e Bërvenicës në rajonin e Tetovës kur rrezikohet që komuna për herë të parë të menaxhohet nga një kryetar maqedonas, vetëm shkaku që të gjithë partitë politike vrapojnë që të nxjerrin kandidatin”, theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Shumica e banorëve në komunën e Bervenicës janë shqiptarë, por partitë shqiptare mund ta humbin drejtimin e saj për shkak të shpërndarjes së votave.

Për Bërvenicën ka kandiduar kryetari aktual Enver Pajaziti si i pavarur. BDI ka kandiduar Arkin Jahijin, ndërsa Argjend Gura është kandidati nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kandidat i LSDM-së është Mirko Stojanovski, ndërsa i VMRO DPMNE-së Jovica Ilievski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments