Azem Sadiki / Menduh Thaçi më shiti shumë lirë (Video)

34

Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiki, i cili sot edhe zyrtarisht kaloi tek Aleanca për Shqiptarët, ndjehet i tradhëtuar nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

“Fillimisht ju them se unë deri në fund kam ndejtë në PDSH, isha kandidat i PDSH-së dhe i fitova zgjedhjet si kandidat i PDSH-së. Fatkeqësisht pas raundit të parë kur unë fitova bindshëm kundër kandidatit të BDi-së, lideri i PDSH-së më shiti shumë lirë, unë se kam çmimin aq. Dhe ata e kishin përgatit bashkë me BDI-në që vullnetin e popullit të Studeniçanit ta ndryshojnë. Por hasën në gozhdë edhe pse fuqimisht u angazhua komplet aparatura e shtetit, me qeveri, me polici, por edhe përkundër ata i rritën pak votta me përkrahjen e ASH-së dhe me mbështetjen e qytetarëve të Studeniçanit sërish i fitova zgjedhjet”, u shpreh Sadiki.