ASH /Mbrëmjen e të enjtes janë dëmtuar disa bilborde të Zotëri Vullnet Murseli, kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës

54

REAGIM

Mbrëmjen e të enjtes janë dëmtuar disa bilborde të Zotëri Vullnet Murseli, kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni ASH/AA.Vandalizmat e këtilla janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë për të futur në vallen e tyre të turpit aktivistët tonë. I sigurojmë simpatizantët, votuesit por në veçanti të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se koalicioni ASH/AA dhe ekipi i z. Vullnet Murseli nuk bien në nivelin e atyre që i ka kapluar frika dhe paniku nga humbja që i pret.Presim që organet e hetuesisë dhe forcat e rendit të hedhin dritë mbi këtë akt të turpshëm dhe fajtorët të dënohen sipas ligjit dhe kodit penal.Fushata e z. Vullnet Murseli do jetë pozitive, sepse i tillë është edhe kandidati, por edhe vullneti i qytetarëve të Tetovës. Ne garojmë me programin dhe ofertën më të mire, angazhohemi që t’i kthejmë krenarinë Tetovës dhe t’ja kthejmë qytetarëve të Tetovës dinjitetin, shpresën dhe optimizmin.Fitorja e z. Vullnet Murseli është e pashmangshme dhe e sigurtë.——————————–