Arianit Xhaferi / Përsëri pritet t’i bëhet bisht përgjegjësisë…

49

U dogj Posta, u dogj Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, u dogj Arkivi i Ministrisë së Mjedisit, u dogj Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, u dogj Deponia e Egër në Tetovë, u vranë 16 persona në autobusin Durmo Turs, u vranë 18 persona në Lagjen e Trimave, asnjëherë s’u kuptua se çfarë ndodhi dhe askush s’mbajti përgjegjësi. Vetëm para tre netësh u vranë 14 persona në Spitalin Modular në Tetovë, dhe përsëri pritet t’i bëhet bisht përgjegjësisë. Dhe gjithëherë i njëjti refren: MOS I POLITIZONI GJËRAT. E po rropt ja q*fsha, sa herë që e bëni mut punën, i aktivizoni këto fraza të famshme, por duhet t’i dini dy gjëra:E para, këto që numërova (dhe shumë të tjera) janë krime, jo tragjedi, aksidente, incidente. Janë krime të organizuara me kujdes nga pushteti ku ju keni ngulur bythën qe 20 vite. Dhe e dyta, secilën herë që ndodh diçka, dhe ju kërkoni të mos politizohet situata, jeni pikërisht vet ju që i politizoni dhe çdo herë me pafytyrësi përfitoni politikisht nga situata. I vrisni natën, i qani ditën, dhe më pas zgërdhiheni me fatkeqësinë e tyre. S’pranoni përgjegjësi, qoftë edhe si akt moral, kurse përgjegjësia penale s’ju prek dot se ju i kontrolloni edhe ata. Dhe këtë mizori do mundoheni ta vini në shërbim të fushatës parazgjedhore. Do thoni TANI S’ËSHTË MOMENTI. E pikërisht TANI ËSHTË MOMENTI. A do mbajë ndonjëherë përgjegjësi dikush nga ky klan kriminel që lejon të ndodhin këso gjëra. Edhe sa njerëz duhet të humbim? Këta vrasës serikë s’ndalen, po s’i ndalëm. Zoti i mëshiroftë gjithë viktimat, dhe familjeve të tyre ju dhëntë durimin, por pas kësaj situate, durimit duhet t’i vijë fundi!

P.S. Ju profilat fake, e dini… pirdhuni dhe mos më komentoni këtu…