Adnan Azizi-BESA : Festa për Marrëveshjen e Ohrit, është festë për humbjen e shqiptarëve

37

Shkruan: Adnan Azizi

Secili përvjetor i Marrëveshjes së Ohrit i gjen shqiptarët në pozitë të njëjtë nënçmuese edhe pse trumbetohet si një fitore e madhe. Marrëveshja e Ohrit në fakt vetëm e ndërpreu luftën e vitit 2001, por nuk e realizoi aspiratën historike të shqiptarëve për të qenë të barabartë në shtet. Edhe pas 21 vitesh shqiptarët nuk janë pjesë konstitutive në shtet, sepse nuk janë të përfshirë në pjesën normative të kushtetutës si shqiptar dhe kjo prodhon pabarazi për shqiptarët dhe diskriminim sistematik institucional. Emërtimi si 20 pëqind i shqiptarëve e dëshmon këtë pabarazi dhe lojë me Marrëveshjen e Ohrit, e cila edhe kështu siç është kurrë nuk u zbatua, por u uzurpua partiakisht nga BDI për të mashtruar shqiptarët dhe për të rehatuar kudro partiak vetëm në administratë.

Marrëveshja e Ohrit nuk i realizoi aspiaratat e shqiptarëve për barazi të plotë, sepse u deformua në frymën e saj dhe sot tentohet të shitet si fitore për shqiptarët. Festimi i kësaj marrëveshje është festim partiak i humbjes së shqiptarëve dhe asgjë më tepër!