3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeA do të ketë orë policore për Bajram? Bujar Osmani: Numri i...

A do të ketë orë policore për Bajram? Bujar Osmani: Numri i të infektuarve nuk është për tu nënvlerësuar!

Shtatë ditë kanë mbetur deri në festën e Fitër Bajramit. Derisa numri i të infektuarve me Covid-19 herë bie e herë rritet, Komisioni për sëmundje infektive do të diskutojë se a do të duhet që gjatë festës së Bajramit të shpallet orë policore për 24 orë.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se për këtë gjë do të bisedohet nesër në shtabin e krizës.

“Unë pres që nesër të bisedojmë me shtabin e krizës se si do të vazhdojnë masat restriktive. Gjithashtu masat restriktive të ardhshme do të varet nga përhapja e virusit. Për atë do të shohim komisionin për sëmundje infektive se çfarë është mendimi i tyre për lehtësim të masave dhe sipas  asaj do ti marrim edhe vendimet, pa marr parasysh se për cilën dit bëhet fjalë”,  deklaroi Oliver Spasovski – kryeministër.

Sot kishim 30 raste të reja të infektuara me Covid-19, andaj zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se ky numër nuk është për tu nënvlerësuar.

“Natyrisht se vendimet propozimet i jep komisioni për sëmundje ngjitëse në bazë të numrave numrat e sotshëm tregojnë se edhe aq në ulje sa kemi menduar 30 raste nuk janë edhe për tu nënvlerësuar. Mirëpo do të presim që këtë debat fillimisht ta bëjë komisioni për sëmundje ngjitëse pastaj të vjen tek ne në Qeveri që ti japim një nuancë politiko institucionale atij propozimi mjekësorë”, deklaroi Bujar Osmani, zv-kryeministër.

Paraprakisht në vend kishim edhe festën e Pashkëve, dhe për qëllim që të mos mblidhen qytetarët, ishte shpallur orë policore nga e enjtja deri të hënën.

Siç dihet për festën e Bajramit myslimanët vizitojnë familjarët e tyre, por nëse do të shpallet orë policore prej 24 orëve një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments