28 Nëntori / Stoliset me flamuj kuq e zi Bojana e Shkupit,aferim, tash presim kryeqyteti i ARTAN GRUBIT dhe QEVERIA a do stolisen…!

29

lajmi interaktiv

Festat e Nëntorit janë gati në përfundim .Popullata në forma private të organizuar ose tek tuk ndonjë komunë stolisen .Në Manastir nuk valoi as edhe një Flamur para Shtëpisë së Alfabetit ta zëmë Shteti Shqiptar me ambasadorin që i ka kalu mandati mundnin si festë e Shtetit Shqiptarë ta vënë para Shtëpisë Muze të alfabetit ,po nuk e kanë vënë këtu e nga 1945 ,ndërsa Bullgarëve hallall u qoftë e kanë vënë te Klubi ( më falni harova përdorimi i flamurit nacional për ne autoktonët në RMV si shqiptarë nuk lejohet të valëvitet nëse nuk jemi deri 50 % e popullatës që të ngremë flamurin nacional zyrtarisht,ndalohet nëse nuk je në këtë përqindje në akëcilën komunë )

ZBULIM EPOKAL …LËSHIM PE E BDI-së…Ok e shkuar e haruar …Nuk është larg të shohim se Talat Xhaferi a do i vene në tavolinën e punës në Kuvend të vegjël po të vegjël flamurin nacional të poullatës që e voton,dhe ado të urojnë nga Parlamenti festën e 28 Nëntorit …pra nga foltorja e Parlamentit të gjithë deputetët shqipfolës …jo nga mediumet as të kontrollit qeveritar ,as qeveritar (të Artan Grubit ) …ta shohim Artan Grubi në Qeveri a do e valëvit …në zyrën e Qeverisë ku i mbajnë mbledhit flamurin nacional nga tavolinat e ministrave …A do mbajë konferencë për shtyp Ali Ahmeti në Qeveri me Kovaçevskin për 28 Nëntorin …Kovaçevski a do e thotë edhe për Flamurin Nacional shqiptar atë që tha për gjuhën

Ndërsa sa i përket Tetovës mbase edhe mund të valoje për festën e Flamurit ,sepse ka edhe 3 vite deri në zgjedhje të reja për kryetar komune,për inat të BDI-së dhe LSDM-së ,ndërsa në vitin 2025 normal do taktizoje njësoj si paraprakja ,kur vitin e kaluar pasi i vendosi ,mbas dite i hoqi mos i idhnohen Braqata od Krushevska Republika ,njëjtë do e bëje edhe Bilall Kasami ,por mendoj se me 28 Nëntor mund të valoj pas orës 16 ,kur përfundon orari i punës mos i idhnohet shumë VMRO-DPMNE

www.telegrami.mk

Mesut Shabani -Tetovë

=========================

Lajmi aktiv që qarkullon

https://klanmacedonia.mk/28-nentori-stoliset-me-flamuj-kuq-e-zi-bojana-e-shkupit/