15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZhurnal / A po kërkon Ali Ahmeti shpëtimin e BDI-së për zgjedhjet...

Zhurnal / A po kërkon Ali Ahmeti shpëtimin e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga Tetovarët?

Lajmi interaktiv

Për BDI-në- Mos e keni vonë ? Kurbani nuk trashet ditën e Arifes…A thua deri tash 18 vite menaxhuesi i BDI-s; Ali Ahmeti dhe mentori i tijë Musa Xhaferi nuk e dinin se Njësia Zgjedhore nr 6 jepte 80% të deputetëve …e dinin por interesi material i grupit G-2 ishte moto e veprimit …por urrejtjen e tyre provinienske ndaj Tetovës dhe urinë e tyre materiale e shprehën në hakmarje publike duke menduar se nuk mund ti lëviz askush por duke kaluar vitet po u bie numri deputetëve pra me mosrealizim të të drejtave kolektive të shqiptarëve autokton përdhosën idealet e ish UÇK-së luftëtarët dhe familjet e dëshmorëve pa status të zgjidhur juridik ,burgjet përplot 80%me shqiptarrë, me drejtësi selektive ,pa asnjë investim industrial në zonën e Pollogut (ZONA INDUSTRIALE NË TETOVË NGJAN NË NJË VAREZË MASIVE ).kriminaliteti i organizuar dhe droga posaçërisht në TETOVË DHE GOSTIVAR lulzojnë ..në GV në KI në DE në SU në TE 0 CENT INVESTIME SHTETRORE .. tash pasi i shpërngulën edhe rininë dhe e shkatruan pjesën dërmuese të familjeve shqiptare duke e poshtruar indin kolektiv shqiptarë në themel me turli farë aferash ,kriminelë nëpër pozita,ofendimet dhe tash u kthehesh për vota BYTHPAMUKËVE …me komuna të hallakatura dhe të koruptuara deri në palcë si TETOVA ,KËRÇOVA,DIBRA,STRUGA ,ÇAIRI…dhe duke parë se u ka ardhë voja… ujku kimen e ndron ama hujin jo …BDI-së nuk i BESOHET …SA TA KALOJMË LUMIN… PSHURSHA KALIN…i keni ata që iu gëzuan të mirave nga pushteti BDI edhe me VMRO edhe me LSDM pra njerzit top elitë i keni gjallë jo vetëm për lekun le të ju sjellin votat e keni Sadulla Durakun ,e keni Ali Ahmetin ,Musa Xhaferin, Fazli Veliun,Teuta Arifin,Xhevat Ademin-HAXHIUN,Talat Xhaferin,Nevzat Bejtën,Artan Grubin por mos e haroni Bujar Osmanin,Ramiz Merkon,Fatmir Dearin etj funksionarë të rrinjë si Arbër Ademin,Agim Nuhiun,Armir Sadikun,Valmirin etj le të vrapojnë për vota ata dhe shumë të tjerë iu gëzuan të mirave materiale nga pushteti i BDI-së… matematika argëtuese e BDI-së kësaj radhe vërtetë do jetë argëtuese për të tjerët në dobi …ÇFARË KE MBJELLË DO KORRISH…QUO VADIS

POLLOGU NUK HESHT -VLON… EDHE HESHTJA KUR VLON PËRBRENDA ËSHTË MË VRASTARE

========================

linku i lajmit që qarkullon

https://zhurnal.mk/a-po-kerkon-ahmeti-shpetimin-e-bdi-se-per-zgjedhjet-e-ardhshme-parlamentare-nga-tetovaret/

Bashkimi Demokratik për Integrim që tani si duket ka filluar të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe fokusi i saj është që të korrë rezultat sa më të mirë, sidomos në njësinë zgjedhore numër 6, gjegjësisht në Tetovë, shkruan Zhurnal.

Këtë e dëshmon edhe fakti se BDI në emërimet e fundit në dikasteret e eshalonit të tretë, ku BDI në këto drejtori ka emëruar më shumë persona që vijnë nga Dega e Tetovës.

Si dëshmi për emërimet e drejtorëve të ri dhe atë, në Byronë për Furnizime Publike nga BDI është emëruar Armir Sadiki nga Tetova, ish zv/kryeministri Festim Halili drejtor i ri i drejtorisë për hekurudha nga Tetova, Drejtoria e Agjencisë për Investime të Huaja, Arben Villa nga Tetova, dhe me këtë Ahmeti si duket dëshiron ta shpëton BDI-në në zgjedhet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen vitin 2020-të, duke emëruar persona nga dega e Tetovës që në opinion kohëve të fundit është përfolur shumë si degë ku ka pakënaqësi jashtëzakonisht të mëdha, ku mund të eskalon situata me përçarje të mundshme dhe Ahmeti me këto emërime ka dashur të zbus situatën duke pasur parasysh edhe votat e shumta që ka rajoni i Pollogut.

Bashkimi Demokratik për Integrim si duket ka filluar të mos i lë asgjë rastësisë por të marrë hapa konkrete që mos të pësojnë rezultat të dobët në zgjedhje, këtë e siç thamë më herët e tregojnë edhe anketat e shumta në opinion ku BDI ka pasur rënie ndërsa ASH iu ka afruar dukshëm.

Por përveç eshalonit të tret, BDI ka edhe Ministra nga rajoni i Tetovës, edhe atë Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë nga Bogovina, Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtës nga Tetova, Agim Nuhiu, zv/Ministër i Policisë që vjen nga Tearca, Valmir Azizi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, dhe ky nga Tetova.

Për fund të mos harrojmë se edhe drejtori i Fondit shëndetësor, Orhan Ramadani është nga Tetova.

Gjithë këto emra të lartpërmendur që vijnë nga rajoni i Pollogut, tregojnë vetëm një gjë, se BDI ka përvlejur krahët në Tetovë dhe dëshirojnë me çdo kusht fitoren, çdo rezultat që do të jetë jashtë pritshmërive të tyre, do të llogariten tentime boshe dhe rënie edhe më të thellë të partisë që me dekada po mbanë frontin te skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments