10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZEJDI -ALTERNATIVA- KUNDËR ORËS POLICORE PËR BAJRAM: KOMISIONI PËR SËMUNDJE NGJITËSE PO...

ZEJDI -ALTERNATIVA- KUNDËR ORËS POLICORE PËR BAJRAM: KOMISIONI PËR SËMUNDJE NGJITËSE PO E MANIPULON OPINIONIN

Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi- Zejd, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për vendosjen e orës policore gjatë festës së Bajramit.

Ai në një postim në rrjetin social fejbuk, ka akuzuar Komisionin për sëmundje ngjitëse se po manipulon me opinionin.

Ja postimi i tij i plotë:

KOMISIONI PËR SËMUNDJE NGJITËSE PO E MANIPULON OPINIONIN
Opinioni i gjêrë posaqërisht besimtarët musliman duhet ta kuptojnë që kërkesa e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për Festën e Bajramit ora policore të jetë 58 orë, êshtë vendim politik e jo shëndetësor.
Vetëm dy ditë më parë në takimin e fundit te Kryetari i shtetit, liderëve iu dorëzua një dokument nga Komisioni Për Semundje Ngjitëse, në të cilën parashihet fillimi i fushatës zgjedhore nga 1 qershor (një ditë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe vetëm 4 ditë pas Festës së Bajramit) dhe poashtu ky komision parasheh dhe LEJON TUBIMET ZGJEDHORE, por edhe VIZITAT e subjekteve politike nëpër ÇDO SHTËPI me tipin “NGA DERA NË DERË”.Atëherê, shtrohet pyetja:Çka dreqin do ndryshoj në raport me emideminë brenda 4 DITËVE, edhe ate duke e pasur parasysh që nga 1 qershori ky Komision lejon vizitat politike derë më derê te çdo shtëpi në këtë shtet, ndërsa vetëm 4 ditë më herët i ndalon të njëjtat vizita nëpër shtëpitë e besimtarëve musliman?Çka është kjo jashta se VENDIM POLITIK, dhe diskriminim i rëndë ndaj besimtarëve musliman edhe ate kur dihet se pikerisht besimtarët musliman plot 30 ditë të muajit të Agjerimit maksimalisht i kanë respektuar të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së epidemisë.Ndërsa, për ta kuptuar se kush qendron pas këtij vendimi politk, mjafton të shihni se nga cilat subjekte politike janë anëtarët e ketij Komisioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments