12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaZëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit përmes video porosisë i dëshiroi mirëseardhje...

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit përmes video porosisë i dëshiroi mirëseardhje në NATO Maqedonisë së Veriut

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit përmes video porosisë i dëshiroi mirëseardhje në NATO Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut tregoi angazhime të fuqishme për komunitetin transatlantik dhe ndaj vlerave të saj të përbashkëta dhe sigurisë, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, duke i dëshiruar mirëseardhje vendit tonë në NATO.

Ajo i uroi qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë moment të rëndësishëm.

“Maqedonia e Veriut dërgoi pothuajse 4.000 ushtarë në operacionet e NATO-s prej vitit 2002. Këto trupa luftojnë së bashku me amerikanët në Irak dhe Afganistan, dhe kontribuojnë në koalicionin e që mposhti kalifatin e Shtetit islamik”, tha ajo në video porosi.

We welcome our 30th Ally, the Republic of North Macedonia, into the @NATO Alliance. North Macedonia has clearly demonstrated its commitment to the Transatlantic community and our shared values and security, and we congratulate its citizens on this momentous occasion. pic.twitter.com/QIOzfkHXJh

— Morgan Ortagus (@statedeptspox) March 27, 2020

Shtoi se sekretari amerikan i Shtetit Pompeo, gjatë vizitës në shtet, vjeshtën e kaluar, deklaroi se “e ardhmja u takon shteteve sovrane dhe të pavarura, të cilat i mbrojnë qytetarët e vet, i respektojnë fqinjët e tyre dhe i çmojnë dallimet që secilin vend e bën specifik dhe unikat. SHBA-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar në Nenin 5 të NATO-s dhe do të mbetet partnere e Maqedonisë së Veriut, për sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të vet, rajonit dhe botës”. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments