8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi për nepotizmin: Dorëheqjet vlejnë edhe për BDI-në

Zaevi për nepotizmin: Dorëheqjet vlejnë edhe për BDI-në

Vazhdon punësimi i të afërmve të zyrtarëve. Edhe më tej vendi më i preferuar për strehim është ELEM-i. Por sot kishte shkëndija mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Edhe pse motra dhe kunata e tij u punësuan, Bekteshi thotë se nuk duhet të largohen nga puna në ELEM.

“Motra ime ka jetën e saj, ajo është e rritur, e martuar dhe vendos vet për vete për jetën e saj. Kjo është demokracia. Nëse prisni që unë të ndërhyj në vendimet e të afërmve të mi, për atë çfarë duan të punojnë ose në çfarë drejtimi ta vazhdojnë jetën e tyre, mendoj se ky është drejtimi i gabuar “, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Në linjën e njëjtë me Bekteshin është edhe kolegu i tij nga bujqësia Lupço Nikollovski, kushëriri i të cilit është punësuar në Institucion shtetëror.

“Nuk kam të drejtë që askujt t’ia ndalojë të konkurrojë dhe të punojë në çfarëdo institucioni apo organizate”- tha Lupço Nikollovski”, ministër i Bujqësisë.

Ndërsa kryeministri Zaev shprehet se kërkesa për dorëheqje vullnetare të familjarëve vlen për të gjithë funksionarët e pushtetit, edhe për të afërmit e LSDM-së edhe të BDI-së, nëse dëshmohet se janë punësuar me lidhje. Secili do ta bartë përgjegjësinë e vet, tha Zaev.

“E dhimbshme është çështja kur shikon se dy, tre, katër anëtarë të familjes punësohen ndërsa dikush pret të punësohet, kjo nuk është korrekte. Nuk është e barabartë, nuk është e drejtë. Nëse nuk ka arsyetim, nëse nuk ka kriter, unë di familjarë të funksionareve që kanë marrë shansin e pestë, katër të parët janë lëshuar. Disa kanë pritur nga 20 vite”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ndryshe, të sapopranuar janë: djali i zv.sekretarit të përgjithshëm në Qeveri, Tahir Hani, derisa bashkëshortja e drejtorit të ELEM-it, do të punojë si shefe e Kabinetit të drejtoreshës së Regjistrit qendror./Alsat-M

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments