4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Nuk do të ketë amnisti të reja

Zaevi: Nuk do të ketë amnisti të reja

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se më nuk do të ketë amnisti dhe se e fundit është dhënë në procesin e pajtimit në Kuvend.  Edhe Parlamenti, siç tha, por edhe presidenti Gjorge Ivanov kanë përfunduar me amnestimet.

“Kjo me amnestimet përfundoi. Edhe ajo për 27 prillin që ishte miratuar përmes Kuvendit ishte në shenjë të pajtimit dhe unë qëndroj pas kësaj. Kuvendi nuk mundet në këtë moment të hyjë në amnestime të reja. Nuk mundet as Ministria e Drejtësisë, edhe pse ka inregerenca. Nuk mundet asnjë institucion tjetër,  dhe as presidenti Gjorge Ivanov. Kjo madje shkruhet edhe në ligjet, hapni dhe binduni se këtë mundësi ai nuk e ka”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse presidenti, i cili ka edhe dy muaj nga mandati i tij i dytë, mund të japë edhe një amnesti për hetimet që i udhëheq PSP kundër funksionarëve aktual dhe të atëhershëm të VMRPO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Amnestimi që ndodhi për 27 prillin, Zaevi haptazi tregon se ka qenë në suaza zë procesit të pajtimit kur shtetit i duhet shumicë prej dy të tretave për ndryshime kushtetuese.

“Publikisht e them këtë”, tha kryeministri Zaev, në deklaratën të cilën e dha sot para Gjykatës Penale, ku ishte për shkak të rastit që udhëhiqet për kërcënimet që i ka marrë në vitin 2016.

Në rastin i është thirrur si person i dëmtuar – dëshmitar për kërcënime për likuidimin e tij.

Në pyetjen kush e ka kërcënuar, ai u përgjigj se në këtë fazë nuk e di nëse do të guxonte t’i theksojë ata persona konkretë të cilët e kanë kërcënuar dhe shtoi se ia le Gjykatës ta udhëheqë procedurën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments