11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZaevi në Greqi / Maqedonia e Veriut interes në ndërtimin e terminalit...

Zaevi në Greqi / Maqedonia e Veriut interes në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror

Me këtë projekt krijohet mundësia për furnizim të përhershëm dhe stabil me gaz natyror për vendin, që do të bëhet pikë prej së cilës më pas gazi do të shpërndahet dhe më gjerë në rajon, tha Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës dyditëshe në Greqi, sot ka realizuar takim me drejtorin ekzekutiv të grupacionit “Kopeluzos”, Kristos Kopeluzos, që është aksionar themelues i kompanisë “Gastreid”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, në takimin i cili realizohet me ftesë të kompanisë “Gastreid” dhe në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resoreve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, dhe përfaqësues të lartë të kompanisë “Gastreid”, u shpreh interesim i ndërsjellë që Maqedonia e Veriut të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror në afërsi të Aleksandropolisit në Greqi, si një pikë e re, e pavarur hyrëse për furnizimin me gaz natyror të vendeve të Evropës Juglindore, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut.

Me interesimin e treguar, thuhet në njoftim, për të cilin konsorciumi “Gastreid” shprehën mbështetje që kjo të realizohet, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e stacionit të lundrimit 17 kilometra nga Aleksandropolisi për magazinimin dhe gazifikimin e gazit të rrjedhshëm natyror, me kapacitet prej 170.000 metrave kub dhe mundësinë për furnizim me gaz natyror prej mbi 5,5 miliardë metrave kub.

Me këtë projekt krijohet mundësia për furnizim të përhershëm dhe stabil me gaz natyror për vendin, që do të bëhet pikë prej së cilës më pas gazi do të shpërndahet dhe më gjerë në rajon.

Gjatë muajit të kaluar, pjesë e këtij projekti u bë edhe Republika e Bullgarisë, përmes operatorit nacional për gaz natyror “Bulgartransgaz”, ndërsa kyçja e Maqedonisë së Veriut në projekt do të mundësojë diversifikim të rutave për qasje deri te gazi natyror jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Evropën Qendrore.

Në kuadër të vizitës dyditore në Greqi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut nesër do të marrë pjesë në diskutimin në kuadër të konferencës së Economist, “tryeza e 24-të e rrumbullakët me qeverinë greke”, ku do të ketë darkë pune me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe do të realizojë takim edhe me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments