Zaevi dhe M. Thaçi flasin për presidentin konsensual

0
93

Sapo ka filluar takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.

Takimi Zaev dhe M.Thaçi, është i treti me radhë për të diskutuar për idenë dhe mundësitë e presidentit konsensual mes LSDM-së dhe partive tjera shqiptare.

Dje Zaev u takua me kreu e BDI Ali Ahmeti. Ndërsa pak më herët përfundoi takimi me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi.

Nga ASH, për Alsat thanë se brenda javës do kenë takim me kryeministrin Zaev për të diskutuar për kandidatin e përbashkët për president, por nuk saktësuan ditëm dhe orën se kur.

Ndërsa pa përgjigje për këtë çështje mbeten nga Lëvizja BESA, të cilët nuk janë të kapshëm për të treguar nëse kryetati Bilall Kasami do zhvilloj takim me kryeministrin Zaev.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here