10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi / Besoj se ligji për Prokurorinë do të miratohet para 12...

Zaevi / Besoj se ligji për Prokurorinë do të miratohet para 12 prillit

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev është optimist se deri me 12 prill dhe para shpërndarjes së Kuvendit do të miratohet ligji i ri për Prokurorinë Publike. Ai sot para takimit me Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut i bëri thirrje liderit të opozitës, Hristian Mickoski të gjejnë zgjidhje të përbashkët.

“Dua që të miratohet ligji. Besoj se deri me 12 prill, kemi  rreth 4 javë jo të plota. Duhet të bëjmë gjithçka. Bisedova me eurokomesarin dhe theksova se LSDM-ja është e gatshme. E luta që të bisedojë me opozitën. Me siguri që kanë biseduar. Ditëve në vijim besoj se do të kemi kontakte shtesë sepse bisedimet për Kodin Zgjedhor po përfundojnë. Për tu kryer kjo punë duhet të gjejmë zgjidhje”, tha mes tjerash Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments