6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeZaev “shuan” ëndrrën e BDI-së për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc!

Zaev “shuan” ëndrrën e BDI-së për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc!

Një ndër premtimet më të spikatura të Bashkimit Demokratik për Integrim ndër vite ishte hapja e kufirit Llojan-Miratoc dhe për këtë zyrtarë të lartë të kësaj partie jepnin garanca të fuqishme se shumë shpejtë ky kufij do të hapet.

Por fjalët BDI-së mbetën boshe e sidomos dje kur kryeministri Zaev shuajti totalisht shpresat e partnerit shqiptarë të koalicionit se ky kufi do të hapet ndonjëherë.

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq kanë dhënë sinjale negative për hapjen e shpejt të pikës së shumëkërkuar kufitare Llojan – Miratoc që lidh fshatrat e Kumanovës e Likovës me ato të Luginës së Preshevës.

“E di që ekziston nevoja për banorët e asaj zone, por nga konstatimet e grupeve të punës për këtë çështje, do të shohim në të ardhmen a do të ketë logjik të hapet ky vendkalim kufitar. Kjo është çështje e resurseve, kohës. Nuk ekziston dilemë politike apo çështje e diskutueshme që i ikim ne, por kemi formuar grupe të punës të vlerësojmë se kjo pikë kufitare vetëm 17 km larg kufirit shtetëror Tabanoc-Preshevë, por për momentin nuk është prioritet i yni”, theksoi Bërnabiq.

Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka leverdi për hapjen e kësaj pike kufitare.

“Bëhet fjalë për familjet në dy anët e kufirit dhe nga këtu vijnë kërkesat. Këtu jemi që gjithçka të bëjmë për të mirën e qytetarëve. Por duhet të gjejmë mënyrë se si do ta mbajmë atë kufi, sa shërbime duhet të punojnë atje, për oraret e punës. Kështu që mbetemi të fokusuar në këtë çështje me qëllim që të dalim në shërbim të qytetarëve, por analizat janë për ato arsye se s’ka leverdi”, theksoi Zaev.

Banorët e kësaj zone ndër vite presin që të realizohen premtimet për hapjen e vendkalimit kufitar mes Llojanit dhe Miratocit, që të vazhdojnë t’i mbajnë gjallë lidhjet e tyre familjare banorët e kësaj zone.

Hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc u aktualizua pas sigurimit të fondeve Norvegjeze për hapjen e pikës kufitare. Sipas propozimit, vendkalimi do të jetë vetëm për udhëtar, ndërsa është parashikuar edhe lëvizje e kufizuar gjatë periudhës verore dhe dimërore.

Kujtojmë disa premtime të funksionarëve të BDI-së ndër vite, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga viti 2011 e këndej.

“Në këtë mandat do të realizohen vepra konkrete infrastrukturore që do ta përmirësojnë dukshëm jetën e qytetarëve, duke krijuar kushte më të mira ekonomike. Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, Llojan-Miratovc”, kishte thënë Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (07.09.2011).

“Premtimet tona në fushatë parazgjedhore kanë qenë se çështja e parë që do ta bëjmë në ktë mandat është pikërisht hapja e këtij vendkalimi kufitar”, kishte premtuar Rexhail Ismaili, Deputet i BDI-së(24.09.2011).

“Edhe për këtë aks rrugorë pra Llojan-Miratoc, në programin e Agjencisë për rrugë shtetërore është paraparë që të ndërtohet për vitin 2012”, kishte thënë Tahir Hani, BDI(26.08.2011).

Së fundi zëdhënësi i BDI-së, duke folur në cilësinë e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane akuzoi palën serbe për mungesë interesi në hapjen e këtij vendkalimi kufitar.

“Për momentin qëndrimi zyrtar i Serbisë për vendkalimin kufitar Llojan-Miratoc është se ata nuk kanë interes për të hapur këtë pikë kufitare sepse vlerësojnë se nuk sjell kosto evefktive”, kishte deklaruar Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së dhe zv/kryeministër (13.06.2019).

Pas deklaratës së Osmanit reagoi ambasada serbe nga ku theksuan se nuk bëhet fjalë për mungesë interesi por për çështje strategjike, duke potencuar prezencën e vendkalimit aktual në Tabanoc. Projekti i vendkalimit kufitar mes Lljoanit dhe Miratocit ka qenë njëri ndër premtimet më të mëdha të BDI-së në çdo cikël zgjedhorë, aq sa së fundi u shndërrua edhe në satirë me një banor nga fshati Llojan i cili që në vitin 2011 kishte deklaruar se ky vendkalim nuk do të hapet nga siç thoshte polikanët e korruptuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments