12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZAEV PARALAJMËRON “SPASTRIMIN”, MICKOSKI THOTË SE KRYEMINISTRI DUHET TË “SPASTROHET” (VIDEO)

ZAEV PARALAJMËRON “SPASTRIMIN”, MICKOSKI THOTË SE KRYEMINISTRI DUHET TË “SPASTROHET” (VIDEO)

Votuesit kanë dhënë porosi serioze se ka pakënaqësi ndaj funksionarëve nga pushteti qendror dhe lokal dhe atë porosi unë i pari e kam pranuar. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në tubimin e mbrëmshëm në Karposh, nga ku ka paralajmëruar spastrim në kabinetin e tij. Zaev tha se spastrimet do të bëhen pas përfundimit të rrethit të dytë, pasi me ligj deri në zgjedhje është e ndaluar të bëhet një gjë e tillë.

Zoran Zaev, kryeministër
“Votuesit kanë dhënë porosi serioze, Porosia është se ka pakënaqësi, ka pakënaqësi ndaj funksionarëve, nga pushteti qendror dhe lokal dhe atë porosi, unë i pari e kam pranuar. Jo vetëm që e kam pranuar, por ju kthej, gjithsesi se do të ketë spastrim dhe patjetër do të spastrojmë. Flasim hapur, jo se kërcënohemi, por se kemi parë se dikund nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që të pranohet ndershmëria e dhënë nga populli ynë dhe ti shërbejmë popullit. Vetëm kjo është, nuk e kanë ndjerë atë nder të pranuar dhe këtë zëshëm dhe qartë na e treguan qytetarët në mënyrën më elegante dhe demokratike, na dërguan deri aty sa të fitojmë, ta dijmë se si do të jetë fitorja përfundimtare, por hapur të na thonë, hej allo, ndrysho aty diçka se nuk e keni mirë punën. Ndryshime do të ndodhin, deri në zgjedhje është e ndaluar me ligj, por pas zgjedhjeve do të ndodhin, që të vijnë të tjerë të udhëzuar nga ata që do të ndryshohen, që të mos bëjnë gabime të njëjta”

Ndërkaq, lideri i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar se leksionin që Zaev nuk e ka mësuar këtë javë, do ta mësojë më 5 maj, duke nënvizuar se ai që duhet të spastrohet mban emrin Zoran Zaev.

Hristijan Micskoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Nuk është te spastrimi, por problemi është tek ai që duhet të spastrohet, emrin e ka Zoran Zaev. Pasi premtimet për pagë 500 euro, nuk i ka dhënë dikush tjetër, por pikërisht ai, Zoran Zaev. Premtimet për jetë në Maqedoni, për më shumë të holla për bujqit, për 100 000 denarë pagë për mjekët, për drejtësi dhe paqe, nuk i ka dhënë dikush tjetër, por Zoran Zaevi. Premtimet se nuk do të prek tek Kushtetuta, se emri është teli i kitarës dhe se askush nuk mund ta prek, ishin fjalët e Zaevit. Premtimet prej para dy viteve, se do të spastrojë dy ministra të dyshuar për korrupsion në qeverinë e tij, nuk i ka dhënë dikush tjetër, por pikërisht Zoran Zaevi. Nuk ka rezultate. Ai i tradhëtoi dhe i gënjeu qytetarët. Qëndrimi se të gjithë kanë gabuar, por vetëm ai është i pastër, është nënvlerësim për qytetarët. Është koha që qytetarët t’i japin leksion, është koha që t’u thuhet mjaft gënjeshtrave.

Pas fjalimit të mbrëmshëm të Zaevit, para qytetarëve të Karposhit, aktori Dragan Spasov Dac ja dhuroi një fshesë kryeministrit Zoran Zaev, për siç tha, spastrimin që duhet ta bëj. Ajnur Bafqari /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments