9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeZaev: NATO dhe BE janë punë e kryer, në periudhën e ardhshme...

Zaev: NATO dhe BE janë punë e kryer, në periudhën e ardhshme do të punojmë në shtëpi

NATO dhe BE janë punë të kryera dhe tani gjërat varen nga ne. Në periudhën e ardhshme do të punojmë në shtëpi. Do të punojmë në ekonominë, standardin ekonomik, reformat në gjyqësor dhe arsim, porositi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sonte në forumin qytetar të koalicionit “Mundemi” në Qendër.

Në kohën e zgjidhjes së çështjeve më serioze, tha Zaev, ne kemi arritur të tregojmë se mundemi dhe kemi krijuar një shoqëri të drejtë.

“Tani NATO dhe BE janë punë të përfunduara. 30 vite e kemi pritur anëtarësimin në NATO, 15 vite fillimin e negociatave. Ne i mbaruam ato. Problemet me Bullgarinë dhe Greqinë janë zgjidhur. Të pesë fqinjët janë miqtë tanë”, deklaroi Zaev.

Ai tha se është bërë një hap i madh në periudhën e kaluar dhe se është bërë shumë, por edhe se mund të bëhet shumë më tepër dhe më mirë.

Qendra, theksoi Zaev, edhe sot kur jeton në liri është korrigjimi më i zëshëm dhe më i madh i qeverisë.

“Liria jeton edhe sot, megjithëse në kushte pandemie me maska në fytyrë, unë jam i bindur për përqindjen e madhe të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë, sepse ne kemi për detyrë t’i vendosim në funksionalitet institucionet tona, në mënyrë që të mund ta vazhdojmë këtë jetë lirshëm me një mbështetje të madhe nga bota demokratike”, tha Zaev.

Ne kemi detyrë më 15 korrik të qëndrojmë në rrugën e duhur, tha Zaev dhe kjo është arsyeja pse unë pres që trendi i vlerave reale të vazhdojë.

Zaev potencon se përkundër krizës me koronavirusin, ekonomia është e qëndrueshme dhe mund t’i përballojë të gjitha sfidat.

“Ne kemi vërtetuar edhe në këto katër muaj të krizës së koronës kur e gjithë bota po shembet ekonomikisht, dhe ekonomitë më të forta, ne nuk kemi vonuar asnjë ditë me pensione, paga, me transferime shëndetësore, transferime sociale, do të ketë edhe subvencione. Ne kemi vërtetuar se ky vend ka para. E di që do të kemi sukses së bashku. Së bashku do të luftojmë për çdo person, për çdo punë”, përfundoi Zaev. ls/fab

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments