7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZaev-Ahmeti: Arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët(video)

Zaev-Ahmeti: Arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët(video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, ka thënë se ata kanë arritur pajtueshmëri që të dalin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale. Se kush do të jetë kandidati, Ahmeti tha se do të bëhet e ditur të premten.
“Tani më kemi parti politike të pjekura por edhe shoqëri që të mund të marrin vendim të përbashkët. Kështu që ramë dakord që në këto zgjedhje të dalim me kandidat të përbashkët. Dhe kjo të bëhet një standard për vendin tonë edhe në të ardhmen, që do të ishte në dobi për qytetarët. Emrat të cilët lakohen dhe do të ketë takime në të ardhmen për tu vendosur për një emër. Do të ketë takime edhe me partitë tjera që edhe ato të bashkohen me ne. Të premten me siguri do të dihet emri”, ka deklaruar Ahmeit pas takimit,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments