2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionYLBER JAHIU / Zeqatin jepjani mësuesit

YLBER JAHIU / Zeqatin jepjani mësuesit

Kur sheh se gjithandej po flasin për jetën, kushtet dhe mundësitë se si një jetë më të mire askush nga protagonistët nuk përmend mësuesin të gjorin që humb shëndetin mental dhe fizik për arsimimin e brezave të rijë. Më kujtohet kur më herët në fshatin tim flisnin për mësuesin Brahim, një mësues nga Kosova që paska punuar në fshatin tim. Flisnin me aq admirim për përkushtimin e tij dhe sakrificën e tij për të qëndruar në një fshat në malësi të Tetovës shumë larg vendit të tij.

Si sot më kujtohet mësuesi im i klasës së parë, mësuesi im i ndjerë mësuesi Refet! Ai ishte ikona e mësimit në klasën tone, vinte sa herë me një libër nën sqetull ngjyrë jeshile dhe neve na tregonte Gjergj Elez Alinë, Ajkuna qanë Omerin, Kush e solli Doruntinën e të tjera… Një ditë në foto pashë një grumbull nxënësish në një foto e aty shënonte “nxënësit pa mësuesin Refet i cili ndodhej në burg” aty kuptova persekutimin e mësuesit tim të cilin e kishin burgosur për shkak se nxënësve u ka mësuar historinë shqiptare. Kjo foto e shkrepur nga baca Xhemil Daci më rrëqeth sa herë… Pa dyshim nuk mund ta harroj as mësuesin Musanif, një profesor i gjeografisë që na jepte muzikë… aq shumë lodhej që të na falë gjithçka sepse atij sistemi i kishte mbyllur derën. Ohhh, e si mos e kujtoj mësuesin Demerali, mësues me kurriz që sa herë hynte në orë djersitej dhe na sqaronte një nga një gjithçka nga matematika… Ai si mësues shkonte çdo vit në Zvicër për të arsimuar fëmijët mbase ishte i përkushtuar shumë ndaj arsimit… E gjithë kjo është një jetë e mjerueshme e mësuesit i cili po humbet dinjitetin. Studimet më takuan me zonjën e Tetovës, profesoreshën dhe nënën e guximshme, Myqereme Rusi… Ajo më foli për vuajtjet e saj në burgje, maltretimet e ndryshme për të sjellë dije në mesin tonë.

I gjithë rajoni ka mësues me dinjitet, përveç vendit ku ne jetojmë. Mësues që e çmojnë prindërit dhe nxënësit! Mësues që merë një pagë të dinjitetshme për të mos pritur një kafe nga nxënësit, e më pas nxënësit ti bëhen shok… Kur flas për mësuesit e mi, s’mund të mos flas për mësuesin tim që kisha në shtëpi, babin tim, që roga e mësuesit si mjaftonte dhe detyrohej të punoj privat duke humbur dinjitetin e mësuesit, sepse rastise të punoj te ndonjë nxënës dhe mësuesi i atij nxënësi ishte një punëtorë krahu e jo një pedagog.

Kur sot mësuesi merë më pak se një punëtorë marketi, jepjani zeqatin mësuesit, bëjeni atë që ky shtet se bëri kurë, kujtoni mësuesit që ua mësojnë fëmijët, sepse shteti dhe sistemi i ka harruar që moti.

Një mësues me dinjitet për një shoqëri të arsimuar e të dinjitetshme…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments