10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeWizz Air suspendon të gjitha fluturimet nga dhe në RMV deri më...

Wizz Air suspendon të gjitha fluturimet nga dhe në RMV deri më 30 maj, ja detajet

Të gjithë që kanë blerë avio-bileta mund të zgjedhin një nga opsionet për ti kthyer paratë – 120% në llogarinë e Wizz Air apo 100% nga llogaria e transaksionit, shkruan 360 gradë.

Kompania Wizz Air sot bëri të ditur se do të vazhdoje suspendimin e të gjithë fluturimeve deri apo nga Maqedonia e Veriut deri më 30 maj.

“Udhëtarët të cilët kanë rezervuar bileta, të cilët preken nga këto fluturime të suspenduara kurse rezervimet i kanë bë drejtpërdrejt në wizair.com apo në aplikacionin e avio-kompanisë nga telefoni celular, do të jeni automatikisht të njoftuar për këtë përmes e mailit.

Pas kësaj 120% të shumës do të ju vendoset automatikisht në llogarinë e Wizz Air, kurse këto mjete do të mund ti shfrytëzojnë në 24 muajt e radhës për të blerë të gjitha shërbimet që kompania i ofron” – thuhet në kumtesë.

Gjithashtu mund edhe të zgjidhet opsioni për ti kthyer paratë, për të cilën do të duhet më shumë kohë që të realizohet kurse shuma e cila do t’ju kthehet do të jetë 100%. Për këtë, udhëtarët gjithashtu do të njoftohen përmes e-mailit. Udhëtarët të cilët rezervimet i kanë kryer përmes agjensioneve turistike, përfshirë këtu edhe agjensionet që funksionojnë online, duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës i kanë blerë biletat e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments