15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVOTIMI I MINISTRAVE TË RINJ, FERID MUHIQI VOTOI KUNDËR SADULLA DURAKUT

VOTIMI I MINISTRAVE TË RINJ, FERID MUHIQI VOTOI KUNDËR SADULLA DURAKUT

Votimi i ministrave të rinj mbrëmë zgjati deri në orët e vona të natës.

Të gjithë arritën votat e nevojshme për ta marrë detyrën e re.

Opozitarët e VMRO-DPMNE-së o votuan kundër o nuk votuan fare.

Deputetët e tjerë opozitarë, si ata të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe grupi i 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar fare. Stenogramet e Kuvendit tregojnë se ata o nuk kanë qenë të pranishëm ose nuk shtypën asnjë buton për të votuar.

Edhe deputeti Ferid Muhiq, ndonëse pjesë e maxhorancës, të vetmen votë pro e ka dhënë për Ministrin e ri të Bujqësisë Trajan Dimkovskin. U përmbajt për ta votuar Naser Nuredinin për Mjedisin, ndërsa për Sadulla Durakun që do të drejtojë Ministrinë e për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive votoi kundër.

“I përmbajtur dhe kundër për shkak se nëse jemi “Shoqëri për të gjithë” atëherë ekziston komuniteti boshnjak, serb, torbesh, rom. Asnjë ministri nuk i është dhënë asnjërit përfaqësues të këtyre bashkësive. Sidomos kjo ministri për marrëdhënie mes bashkësive. Unë nuk kisha asgjë kundër kandidatit të propozuar. Isha kundër idesë që ajo ministri të mos i jepej ndonjë përfaqësuesi të këtyre bashkësive”, deklaroi Ferid Muhiq, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Të pyetur se pse nuk morën pjesë në debat për ministrat e rinj, nga grupi i pavarur i 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së për Tv21 deklarua se rikonstruimi nuk është thelbësor, andaj paraprakisht janë marrë vesh që të mos marrin pjesë. Sa i përket mos votimit, thonë se për këtë nuk ishin dakorduar, por se secili ka vendosur vetë.

Mbështetje për ministrat e rinj me votë pro ka dhënë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kreu i Alternativës Afrim Gashi gjithashtu votoi pro të gjithëve.

Kundër ministrave të rinj votoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Menduh Thaçi i PDSH-së nuk ishte i pranishëm në votim. Po ashtu mungoi edhe deputeti Vesel Memedi, kryetari i RDK-së, i cili pardje u tërhoq nga shumica parlamentare, duke e dorëzuar madje edhe mandatin e deputetit. Shkas u bë marrja e Ministrisë për Vetëqeverisje lokale të cilën e drejtonte Suhejl Fazliu, ndërsa sot e tutje do ta drejtojë Goran Milevski i LSD-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments