19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaVOA / SHBA, debat në Senat për dëshmitarët në gjyqin e Presidentit...

VOA / SHBA, debat në Senat për dëshmitarët në gjyqin e Presidentit Donald Trump

linku

https://www.zeriamerikes.com/a/shba-debat-n%c3%ab-senat-p%c3%abr-d%c3%abshmitar%c3%abt/5268918.html

Një tjetër republikane e rëndësishme njoftoi të premten se është kundër thirrjes së dëshmitarëve në gjyqin e Presidentit Donald Trump në Senat, një zhvillim që me sa duket po i errëson shpresat e demokratëve për të lejuar dëshmitë, duke i hapur rrugën lirimit të tij të pritshëm nga akuzat.

Senatorja Lisa Murkowski tha se e ka shqyrtuar me kujdes nevojën për dëshmitarë dhe dokumente në gjyqin e Presidentit Trump, por se më në fund vendosi të votojë kundër. Një votim për lejimin e dëshmitarëve, siç janë ish këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton pritej të merrej të premten vonë.

Deri tani, republikanët e presidentit Trump nuk kanë lejuar dëshmi të reja në gjyq dhe janë përpjekur ta shpejtojnë procesin në mënyrë që ai të lirohet sa më shpejt nga akuzat.

Demokratëve, të cilët e quajnë gjyqin pa dëshmitarë një farsë, u duhen katër republikanë që të fitojnë votën për këtë çështje.

Dy nga 53 republikanët në Senatin me 100 vende, të moderuarit Mitt Romney dhe Susan Collins, janë shprehur në favor.

Senatorja Murkowski tha në një deklaratë se akuzat për abuzim pushteti dhe pengim të Kongresit të ngritura kundër Presidentit Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët më 18 dhjetor ishin të nxituara dhe të formuluara keq.

“Duke pasur parasysh natyrën partiake të këtij procesi, kam arritur në përfundimin se në Senat nuk do të ketë gjykim të drejtë. Nuk besoj se vazhdimi i këtij procesi do të ndryshojë ndonjë gjë. Është trishtuese për mua të pranoj që, si institucion, Kongresi ka dështuar,” tha senatorja Murkowski.

Ështe e paqartë se kur do të bëhet votimi përfundimtar për shkarkimin ose jo të presidentit.

Senatorët republikanë kishin thënë se votimi mund të zhvillohej të premten vonë ose të shtunën. Por disa senatorë thanë të premten se votimi përfundimtar mund të mbahet javën tjetër, deri nga e mërkuara.

Patty Murray, senatore demokrate, u tha gazetarëve se “të gjitha shenjat flasin për një shfajësim të nxituar të presidentit të akuzuar.”

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, që luan rolin e prokurori kryesor në ekipin e akuzës, tha se senati do ta marrë vendimin pikërisht pas gazeta New York Times njoftoi hollësi të tjera nga dorëshkrimi i pabotuar i librit të John Boltonit, në të cilin ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë thotë se Presidenti e udhëzoi në muajin maj të ndihmonte në fushatën e presionit ndaj Ukrainës që ajo të hapte hetime nga të cilat presidentit Trump do të përfitonte politikisht.

Ligjvënësi Schiff vuri në dukje se Presidenti Trump e mohon variantin e treguar nga zoti Bolton.

“Pra, këtu keni presidentin që thotë se John Bolton nuk thotë të vërtetën. Le ta zbulojmë,” tha Schiff përpara senatit. “Le ta vëmë Boltonin të dëshmojë nën betim. Le të gjejmë se kush po tregon të vërtetën. Le të mos kemi frikë nga ajo që do të mësojmë”, tha ai.

Për të shkarkuar presidentin, duhen votat e dy të tretës së Senatit. Asnjë republikan deri tani nuk ka lënë të kuptohet se do të votojë pro shkarkimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments