5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Zaevi duhet të pushojë dhe atë sipas mundësisë një kohë më...

VMRO-DPMNE: Zaevi duhet të pushojë dhe atë sipas mundësisë një kohë më të gjatë

Zaevi duhet të pushojë dhe atë sipas mundësisë një kohë më të gjatë. Së paku derisa Maqedonia nuk rimëkëmbet. Zaev duhet t’i pushojë qytetarët dhe Republikën e Maqedonisë prej tij.

500.000 qytetarë të cilët jetojnë në pragun e varfërisë, bujqit të cilët e hodhën prodhimin në plehërishtë, biznesmenët e reketuar, njerëzit të cilët  nuk mund të gjejnë barëra në barnatore dhe qytetarët të cilët frikësohen për sigurinë e tyre për shkak të shkallës gjithnjë e më të madhe të krimit dëshirojnë që pushimi i Zaevit të jetë në kohë të pacaktuar dhe i njejti të mos kthehet në pozitën e kryeministrit.

Përderisa Zaev vozitet në motoçikletën e tij luksoze, gjithnjë e më shumë të rinj e braktisin vendin dhe shpërngulen përgjithmonë.

Sipas të dhënave të ambasadës gjermane, e njejta brenda vitit lëshon rreth 20.000 viza pune. Numra të ngjashmë kemi edhe nga shtetet e tjera të zhvilluara. Ata janë kryesisht të rinj të cilët nuk shohin perspektivë në Maqedoni.

Të rinjtë të cilët u gënjyen nga Zaevi, tani janë viktima më e madhe e paaftësisë së tij.

Apatia sundon në tërë ekonominë. Qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, ndërsa Zaev dhe ministrat shëtiten në fqinjësi, Dubai dhe Evropë Perëndimore.

Përderisa shteti paguan automjete dhe sigurim për ta ndjekur Zaevin në çmenduritë e tija, bujqit nga Prespa i hedhin mollët në plehërishtë. Si kryeministër, në vend se të shpenzonte për luks me para shtetërore, mund ta blinte prodhimin e kultivuesve të mollëve, të cilët të dëshpëruar presin drunj dhe heqin dorë nga, për ta, burimi i vetëm i ekzistencës.

Qytetarët nuk shohin dalje nga kriza në të cilën na shtyu Zaevi. Më së paku nga gjithçka, dalja nga kaosi mund të jetë vetë Zaevi. Ai është shkaku i problemit dhe duhet të shkojë. Sa më shpejtë, aq më mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments