4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Po rritet numri i të vdekurve dhe të sëmurëve, ndërsa testim...

VMRO-DPMNE: Po rritet numri i të vdekurve dhe të sëmurëve, ndërsa testim masiv nuk ka

Kriza shëndetësore dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë po përshkallëzohet. Pamundësia e Zoran Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij është duke e marrë çmimin e vet. Numri i vdekjeve dhe sëmundjeve po rritet çdo ditë, ndërsa testim masiv nuk ka. Numri i mjekëve të infektuar po rritet, ndërsa pajisje mbrojtëse nuk ka.

LSDM-ja na kthen 30 vjet mbrapa në kohërat e errëta të tranzicionit kriminal. Imazhet që i kujtojnë qytetarët, imazhet e mijëra qytetarëve të mbetur pa burim ekzistence janë përsëri një realitet në vendin tonë. Reagimi i ngadaltë dhe joserioz i qeverisë kur bëhet fjalë për ta ndihmuar ekonominë maqedonase dhe shpëtimin e vendeve të punës të qytetarëve do të thotë një kolaps për ekonominë dhe një shkallë e lartë e papunësisë.

Historia me LSDM-në në pushtet po përsëritet, në vend që ta ndihmojnë qytetarin e zakonshëm, në vend të parë janë oligarkët dhe milionat e tyre, në vend të një cope buke për popullin, qeveria e LSDM-së është e përqendruar në atë se si të marrë nga qytetarët. Paralajmërimi për ngritjen e akcizës për karburantet do të godasë drejtpërdrejt në xhepat e njerëzve, vrima e buxhetit të Zaevit dhe Angelovskës do të mbushet me atë pak që mbeti për njerëzit.

Nevojiten hapa të shpejtë dhe vendimtar për ta shpëtuar ekonominë sepse çdo orë ajo është më afër kolapsit, ndërsa qytetarët janë sa më afër për të qenë pa burim ekzistence.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments