10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRajonVJOSA OSMANI / QEVERIA E KISHTE NË PROGRAM PADINË PËR GJENOCID KUNDËR...

VJOSA OSMANI / QEVERIA E KISHTE NË PROGRAM PADINË PËR GJENOCID KUNDËR SERBISË

Sot janë bërë 21 vjet nga masakra në lagjen Qerim në Gjakovë ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë.

Këtë masakrës e ka përkujtuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila ka thënë se për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi.

Po ashtu ajo ka thënë se për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë.

Ky është postimi i Osmanit në FCB:

Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments