7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVisara Riza / Kemi sasi të mjaftueshme të të gjitha medikamenteve

Visara Riza / Kemi sasi të mjaftueshme të të gjitha medikamenteve

Azitromicini apo i njohur si SUMAMED dhe ilaçi kundër malarjes, janë tërhequr nga tregu për të evituar përdorimin e pakontrolluar nga qytetarët, thotë drejtoresha e Agjencionit për Barna dhe Pajisjeve Mjekësore, Visara Riza. Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të barnave për trajtimin e sëmundjeve kronike.

Terapia që duhet, apo që mund ta përdorin personat që kanë simptomat e koronavirusit, detyrimisht duhet të jetë e përshkruar nga mjeku, vlerëson farmacistja Visara Riza. Ajo në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA tha se qytetarët në asnjë mënyrë të mos marrin ilaçe kokë më vete.

“Terapia duhet të jetë e përshkruar nga mjekët. Kisha dashur t’ia përcjell opinionit që vet të mos marrin medikamente, të mos vetëtrajtohen, dhe trajtimi i pacientëve do të jetë i varur nga simptomat të cilët i tregojnë. Donë të thotë, a janë simptome më të lehta apo më serioze”, deklaroi Riza. /SHENJA/

“Ka barna në shtetin tonë, jo vetëm për trajtimin e këtij virusi, por kemi barna edhe për të gjitha sëmundjet tjera kronikë, ashtu që kisha pasur dëshirë të gjithë të jenë të qetë dhe nëse kanë nevojë ose kanë ndonjë problem mund të kontaktojnë Agjencionin për Barna në faqen zyrtare”, deklaroi Riza. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments