6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË DËNON SULMIN POLITIK QË I BËHET “LOGOS-...

(VIDEO) SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË DËNON SULMIN POLITIK QË I BËHET “LOGOS- A”

Pas sulmeve të kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, ndaj shtëpisë botuese Logos-a, kanë reaguar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Numri një i kësaj shoqate, Abdylmexhit Saliu i cilëson deklarat e tilla si sulm mediatik artificial dhe të pabazë, duke i kujtuar Thaçit rolin që politika ka në shoqëri. Në komunikatë dërguar mediave, thuhet se sulmi mediatik është mjeti më i papërshtatshëm dhe pothuajse primitiv, i cili siç theksohet në komunikatë, heq dyshimet dhe krijon bindjen e plotë se partia që udhëheq personi i cili ka dërguar këto sulme ka dështuar politikisht.  Shoqata e botuesve shqiptarë thekson se shtëpitë botuese i shërbejnë shoqërisë dhe jo politikës, gjë që sipas tyre, i bën ata që në këtë pikë të ndajnë rrugët.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë

 “Nisur nga deklaratat e fundit të bëra në media, nga kryetari i PDSH-së, shtëpisë botuese më të madhe në Maqedoninë e Veriut, Logos A, unë Abdylmexhit Saliu në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe në emër të Shtëpive Botuese Shqiptare në Maqedoninë e Veriut ndjejmë detyrim moral të  shprehim  keqardhjen tonë për këtë sulm mediatik artificial dhe të pabazë. Politika është në shërbim të shoqërisë, është për shoqërinë dhe me shoqërinë. Ka detyrim të jetë vëzhguese dhe monitoruese e problematikave që ka shoqëria dhe të gjejë zgjidhjen e tyre”.

Shoqata e botuesve shqiptarë sqaron se problemi i forcave politike është shkëputja e përfaqësuesve të zgjedhur nga ata që i zgjedhin dhe në kufizimin e një force politike apo një tjetre krijohet trysni e cila sipas tyre, është mbytëse dhe e pashpresë dhe në mungesë të forcës për përmirësim, shkakton përjetimin e agonisë.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë

Ne nuk lejojmë zhurmën e mendimeve tuaja të pabaza që të mbysë zërin tonë të brendshëm. Jemi të vendosur të mos ndalemi por të vazhdojmë përpara në misionin tonë fisnik, të kontribuojmë me gjitha mundësitë dhe kapacitetet që disponojmë. Zhvillimi kërkon bashkepunim jo sulm, kërkon tryezë në trajtimin e problematikave dhe jo dalje publike në formen e të lehurave, kërkon lehtësim dhe jo barriera.

Nga kjo shoqatë ftojnë politikanët që t’i bashkangjiten misionit dhe të mbeshtesin dhe financojnë punën e tyre, me qëllim siç thonë ata, kontributin për librin dhe dijen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments