4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KODI ZGJEDHOR, partitë e vogla kërkojnë një njësi.

(VIDEO) KODI ZGJEDHOR, partitë e vogla kërkojnë një njësi.

Deputetët e partive më të vogla parlamentare dhe deputetët e pavarur kërkojnë përfshirjen e tyre në bisedimet për ndryshime në Kodin Zgjedhorë. Në iniciativën dërguar kreut të Kuvendit, deputetët kërkojnë që të jenë pjesë e negociatave për ndryshimin e modelit zgjedhorë në një njësi dhe lista të hapura. Njoftimin ia adresojnë edhe liderëve të partive më të mëdha politike me të cilët kërkojnë takime me qëllim harmonizimin e qëndrimeve.

Kërkojmë të jemi pjesë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të cilat janë të obligueshme për ne si shtet, posaçërisht pas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së. Mbrëmë kërkuam takim me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe krerët e tri partive politike: LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI si parti të kyçura në proces. Vlerësojmë se kjo garanton transparencë dhe gjithëpërfshirje si dhe plotësim të pritjeve të qytetarëve të cilët presin demoraktizim të vendit”-tha Liljana Popovska, kryetare e PRD-së.

Nga kreu i Kuvendit akoma nuk kanë marrë përgjige. Ndërkohë, subjektet e tjera parlamentare nuk mbështesin nismën e deputetëve nga partitë e vogla. Aleanca për Shqiptarët kërkon model zgjedhor me 8 njësi, aq sa ka edhe rajone zhvillimore në vend.

Neve si subjekt politik jemi duke e shqyrtuar mundësinë për organizimin e modelit zgjedhorë në 8 njësi zgjedhore, konform organizimit rajonal ekzistues në Maqedoninë e Veriut, kuptohet me lista të hapura dhe risi e këtij propozimi është që jo të gjitha njësitë zgjedhore do të nxjerrnin numër të barabartë të deputetëve, por do të kishin deputet aq sa kanë edhe votues, pra në përpjestim me numrin e votuesve që kanë ato njësi”-tha Syrija Rashidi, deputet i ASH-së.

Lëvizja Besa kërkon tre njësi zgjedhore dhe balancim mes tyre.

Sistemi proporcional duhet mbetur por duhet të kemi lista të hapura të njësive zgjedhore dhe ajo që neve përkrahim është që Maqedonia të ndahet në tre njësi zgjedhore, dmth nga gjashtë që i kemi në tre. Vlerëosjmë se një ndarje e tillë territoriale të njësive zgjedhore nuk do të hapte probleme rreth rikonfigurimit të njësive zgjedhore”-pohoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

LSDM-ja parimisht mbështet nismën, por thonë se duhet njoftuar më detajisht, ndërsa VMRO-DPMNE-ja cështjen do ta shqyrtojë në organet e partisë. BDI-ja mbetet në qëndrimin për gjashtë njësi zgjedhore dhe njësi të balancuara. Iniciativën e mbështet edhe presidenti Stevo Pendarovski i cili kishte deklarauar më herët se është i gatshëm të bisedojë më përfaqësuesit politik me qëllim përmirësimin e modelit zgjedhorë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments