8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) I DËNUARI I PARË NË RASTIN “REKET”, ZORAN MILEVSKI-KIÇECI DËNOHET ME...

(VIDEO) I DËNUARI I PARË NË RASTIN “REKET”, ZORAN MILEVSKI-KIÇECI DËNOHET ME 3 VJET BURG

Shqiptohet dënimi i parë në rastin “Zhvatja”. I akuzuari i tretë  Zoran Milevski Kiçeec, dënohet me 3 vjet burg, ku përfshihet edhe koha që i akuzuari e ka qenë në paraburgim nga 15 korriku i këtij viti. Kiçeec një ditë më parë, kur nisi gjykimi për këtë rast, e pranoi se ndjehet fajtor, për veprën penale që i ngarkohet, “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, për çka parashihet dënim prej 1 deri në 10 vjet. Për  Kiçeec gjykata gjithashtu vendosi që të vazhdojë të qëndroj në paraburgim shtëpiak, derisa vendimi për denimin e tij të bëhet i plotëfuqishëm.  Gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, kujtoi se i akuzuari do të duhet të paguaj edhe harxhimet e procedurave gjyqsore.

Vaska Nikollovska – Masevska, gjykatëse   

“I akuzuari Zoran Milevski ka kryer vepër penale ‘pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm’, sipas nenit 359, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 2 dhe lidhur me nenin 22. Gjykata në bazë të këtyre dizpsozitave ligjore dhe dispozitave ligjore të nenit 4, 7, 29, 30, 31, 32, 33, 39 dhe 39, e gjykon me denim me burg në kohëzgjatje prej 3 vitesh”.

Ajo po ashtu bëri të ditur se të akuzuarit do t’i merren 2 iphone, ora e dorës rolex, llaptop aple, aparat aplee, 2 ipad dhe një llaptop tjetër.

Gjykatësja Nikollovska – Masevska tha se për të janë marrë parasysh edhe rrethanat siç janë: mosha e tij, fakti që është i martuar, se është baba i 5 fëmijëve, që kujdeset për prindërit e tij që janë të shtyrë në moshë, është i vetmi që sjell të ardhura në familje, nuk ka qenë i dënuar dhe i gjykuar më herët, por edhe është marrë parasysh pranimi i fajit nga ana e tij.

Mbrojtja e Zoran Milevskit nuk e priste këtë vendim të gjykatës. Avokati Aleksandar Novakovski tha se sapo të marrin vendimin në formë të shkruar, të njejtin do të ankimojnë.

Aleksandar Novakovski, avokat i Kiçeec

“Nuk dua të them asgjë më shumë që të mos dëmtoj të akuzaurit e tjerë dhe mbrojtjen e tyre. Ne nuk jemi të kënaqur, ndërsa gjithçka që e kemi thënë deri tani para gjykatësve, po e informojmë edhe opinionin se ne do ta ankimojmë vendimin, sigurisht sa I përket lartësisë së denimit, për pjesën tjetër nuk kemi të drejtë ligjore”.

Prokurorja Villma Ruskovska shprehet e kënaqur me vendimin e sotëm dhe tha se pasi të ketë marrë vendimin në formë të shkruar do shoh nëse do të ankimojë atë.

Villma Ruskovska, prokurore

“Mendoj që është i mirë sanksioni i shqiptuar, por megjithatë kur ta marrë vendimin në formë të shkruar, do të vendos nëse do të ankimoj të njejtin. Ai mund të paraqitet si dëshmitarë, mund të jetë propozim edhe i prokurorisë ose i mbrojtes, për plotësim të procedurës gjyqsore. Nuk prita sinqerisht vendim më të madh, sepse sipas veprës parashieht denim prej 1 deri 10 vjet”.

Ndërkaq, procedura gjyqsore për dy të akuzurit e tjerë, Bojan Jovanovskin dhe ish kryeprokuroren Katica Janevën, do të vazhdoj ditën e premte. Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments