11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) HARTOHET KORNIZA E BISEDIMEVE PËR ANËTARËSIM NË BE, ME SHKUPIN DHE...

(VIDEO) HARTOHET KORNIZA E BISEDIMEVE PËR ANËTARËSIM NË BE, ME SHKUPIN DHE TIRANËN

Bashkimi Evropian e harton korrnizën e bisedimeve, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me Shkupin dhe Tiranën.  Komisioni Europian, ka njoftuar se i ka paraqitur Këshillit, projektin e korrnizës së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe hqipërinë, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për këto bisedime. Mundësia e parë e aprovimit të kornizave negociuese për anëtarësim është10 nëntori.  Projekti është një përgjigje e kërkesës së vendeve anëtare, e bërë në mars të këtij viti, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mori vendimin për hapjen e bisedimeve me të dyja vendet. Korrniza e negociatave përcakton udhëzimet dhe parimet mbi të cilat do të udhëhiqet ky proces. Sipas tyre, kjo korrnizë ndahet në tri pjesë: parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit, përmbajtja e tyre dhe procedura që do të ndiqet. Objektivi i negociatave është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ta miratojnë në tërësi  legjislacionin e BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe futjen në fuqi të tij pas anëtarësimit.

Shtetet anëtare, kanë marrë njëkohësisht dhe një përditësim të ecurisë që të dy vendet kanë realizuar nga muaji mars kur u mor dhe vendimi në favor të hapjes së bisedimeve. Pasi t’i kenë miratuar korrnizat e negociatave, Presidenca e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë pozicionin e dakorduar të BE-së, në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, e cila do të shënjojë dhe fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Pikërisht në këtë fazë korrnizat e negociatave do të bëhen publike.

Komisioneri europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi ka deklaruar se i pret me padurim diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqeveritare me dy vendet. Ai shtoi se e ardhmja e këtyre dy vendeve qëndron qartazi në Bashkimin Evropian dhe shprehet i sigurt se ato do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në rrugën e tyre drejt BE-së, ashtu siç kanë bërë deri më tani.

Oliver Varhelyi, Komisioneri europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Dita e sotme shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke mbajtur angazhimin tonë, ne përcaktojmë korrniza konkrete për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, me një orientim më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, e ka përshëndetur këtë vendim të marrë në kuadër të ditës së parë të udhëheqjes gjermane me BE-në.

Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme   

“Mendoj se ka simbolikë të mirë që KE-ja e ka kryer detyrën e saj në bazë të vendimit të marsit, pikërisht më 1 korrik, ditën kur udhëheqjen me Këshillin e BE-së e mori Berlini dhe unë jam i bindur se ashtu siç ishte për ne historia e udhëheqësisë kroate, ashtu do të jetë edhe udhëheqja gjermane dhe së bashku me mbështetjen gjermane në muajt e ardhshëm  do ta hapin konferencën e  parë ndërkombëtare”.

Komisioni Evropian, i cili edhe e ka hartuar kornizën negociatore, ka rikujtuar se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të zhvillohen sipas metodologjisë së re të zgjerimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments