2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ALTERNATIVA KËRKON TË MOS AMNISTOHET ASKUSH NGA “ZHVATJA”

(VIDEO) ALTERNATIVA KËRKON TË MOS AMNISTOHET ASKUSH NGA “ZHVATJA”

Duke e respektuar prezumimin e pafajësisë, ne nuk duam ta marrim rolin egjykatësit, por me këtë rast i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që rastin “Zhvatja” ta shqyrtojë me përkushtimin më të lartë dhe të mos amnistohet askush, çfarëdo funksioni që të ketë. Kështu ka deklaruar Driton Sulejmani, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës. Ai shtoi se pavarësisht pozicionimit të sotshëm politik, ata mbeten parimorë në atë që e kanë thënë dhe për të cilën kanë luftuar që nga ditët e themelimit të subjektit, që drejtësia selektive është vrasje për shtetin.

Driton Sulejmani, Anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës
“Kriminelët dhe zhvatësit e kanë vetëm identitetin e krimit dhe të zhvatjes. Vendosja e shtetit ligjor dhe të drejtë është parakusht për një shtet që aspiron të jetë anëtar i BE-së dhe ne nuk kemi fare dilemë se këto afera do të ndikojnë keq edhe në agjendën tonë integruese, për çka edhe ne jemi bërë pjesë e kësaj qeverie.”

Nga kjo parti përsërisin qëndrimin se e mbështesin ligjin e ri për Prokurorinë Publike.

Driton Sulejmani, Anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës
“Me këtë rast e përsërisim qëndrimin tonë se ne e mbështesim ligjin e ri për Prokurorinë Publike dhe jemi për inkuadrimin e Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Duke druajtur nga qasja selektive, ne kemi propozuar dhe i qëndrojmë propozimit që një shqiptarçe të jetë drejtuese e Prokurorisë së re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”

Nga Alternativa thonë se këtë qëndrim për drejtësi selektive nga ana e institucioneve e kanë pasur që nga koha kur PSP ngrinte akuza për disa ish drejtues të qeverisë së kaluar dhe duke i mbrojtur disa të tjerë që ishin më të përshtatshëm për rrethanat e reja.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments