3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeVetëvendosje s’ka vota veresie për Haradinajn-president, çka po ndodh me PDK-në?

Vetëvendosje s’ka vota veresie për Haradinajn-president, çka po ndodh me PDK-në?

Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë në postin e presidentit të shtetit.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po kërkon që ta zë karrigen e presidentit të vendit pas aktakuzës së konfirmuar ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në synimin drejt zyrës së presidentit, Haradinaj u ka kërkuar vota borxh dy partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Para pak ditësh, Haradinaj zbuloi synimin e tij për ta marrë mbështetjen e LVV-së dhe PDK-së, që përfshin një “marrëveshje veresie” me dy partitë opozitare.

“Unë e kam dhënë një ofertë për të marrë edhe besimin e PDK-së. Këtë do t’ia kthejë me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen. Ata mund të votojnë edhe pa marrë pjesë në Qeveri, por pjesëmarrja e tyre do të krijonte stabilitet. Ne po japim premtim në parim. Është vendim i tyre. Ata mund të thonë s’po ia duam votën tuaj pastaj, por nëse e kërkojnë është një borxh politik”, tha Haradinaj në “Rubikon”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se për figurën e tij kanë respekt edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por se i duhen 2/3 e votave të deputetëve.

“Çka ka te kandidatura ime që është e qëndrueshme? Te unë besojnë një numër i qytetarëve në Kosovë edhe nëse s’janë votues të mi. Kategoritë e lirisë, të UÇK-së kanë një respekt për mua edhe pse nuk më japin votë gjithë”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

Një ofertë të tillë Haradinaj tha se do të mund t’ia bënte edhe partisë së Albin Kurtit.

Por, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca e quajti neveritëse këtë ofertë të Haradinajt. Në DPT Te Fidani në televizionin T7, ndërsa tha se s’do të bëjnë pazare për këtë pozitë.

“Ramushi e dha një koncept të votës veresi. Unë konsideroj që për këtë temë as nuk duhet të bëhen pazare, pasi ajo që ka nevojë Kosova është një qeverisje e re. Një qeverisje që ju ka nderpre jeta në mënyrë makabre në mars të këtij viti. LVV mendon që duhet të kemi zgjedhje të reja në vend. LVV nuk hynë në kurrfarë pazari për presidentin, është gabim bile edhe e neveritshme”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri e Bekim Haxhiu, ishin të vetmit zyrtarë nga ky subjekt që folën për ofertën e Haradinajt, ndonëse nuk patën përgjigje konkrete. Ata thanë se në PDK nuk është diskutuar ende kjo çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments