15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVerushevski për bombat: Të prera-të ngjitura...VMRO: Kjo dëshmon se Zaev ka manipuluar

Verushevski për bombat: Të prera-të ngjitura…VMRO: Kjo dëshmon se Zaev ka manipuluar

Është fakt se ai dokumentacion ka pësuar modifikime të mëdha dhe është komprometuar. Flas pas privimit tim nga liria” – këtë deklaratë Verushevski dje e ka dhënë përderisa ka dëshmuar për rastin “Shënjestra- Fortesa”, që do të thotë se  është në linjë të asaj se “bombat” janë prerë, ngjitur dhe montuar, siç pohonte më parë Nikolla Gruevski. Ish-kryeministri, menjëherë u lajmërua me koment më të gjatë në profilin e tij në fejsbuk, ku thotë se ka dalë në pah bomba më e fuqishme që e vërteton pohimin e tij. Nga LSDM-ja thonë se askush nuk mund ta kontestoj autencitetin e incizimeve, ndërsa në parti janë tërësisht të qetë dhe se kjo nuk mund të cenoj vazhdimësinë e lëndëve të hapura nga PPS-ja. Pyetjes se kush ka qenë i angazhuar për incizimet, u përgjigjën se kanë qenë të angazhuar disa persona nga ekipi i Zaevit, por nuk i treguan emrat e tyre.

“Duke pasur parasysh privatësinë, LSDM-ja nuk i publikoi bisedat private, por të gjitha bisedat u dorëzuan në PPS. Qëndrimi parësor i LSDM-së është të mos komentojë vendimet gjyqësore, zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe kështu me radhë. Unë nuk mund të komentoj se çfarë mendon Verushevski”, deklaroi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE thonë se deklarata e Verushevskit është provë se Zoran Zaev ka manipuluar dhe nuk ka zgjedhur mjete, vetëm që të arrijë në pushtet.

“VMRO-DPMNE-ja para shumë viteve potenconte, publikisht deklaronte se Zoran Zaev është i gatshëm për gjithçka, të manipuloj, gënjej, modifikojë, vetëm për një qëllim – të arrijë deri te pushteti”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

E kontaktuam Gjorgji Llazarevski-në, por ai nuk deshi të komentojë deklaratën e Verushevskit. Përkundër pohimit të Verushevskit para gjykatës, Llazarevski gjatë dëshmisë së tij në nëntor të vitit të kaluar, tha se nxjerrja e materialeve ka filluar që në vitin 2010, dhe se Zvonko Kostovski, i ka eksportuar te ai e më pas ia ka dhënë Verushevskit. Gjatë dëshmimit në mars të këtij viti, Kostovski tha se së bashku me Llazarevskin nga DSK-ja kanë marrë më pakë se 5% nga numri i përgjithshëm i përgjimeve ilegale dhe se ia kanë dhënë Zoran Verushevskit, i cili më pas ia ka dorëzuar liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments