8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVendos Bashkimi Evropian: Nga 1 korriku hap kufijtë e jashtëm

Vendos Bashkimi Evropian: Nga 1 korriku hap kufijtë e jashtëm

Bashkimi Europian do të rihapë kufijtë e jashtëm duke filluar nga 1 korriku.

Kështu është shprehur Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Johansson theksoi kështu pas një takimi virtual me ministrat e brendshëm të unionit se, shumica e qeverive të BE-së do të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor. Megjithatë, ajo shtoi se, procesi mund të zgjasë rreth një muaj dhe të përfundojë deri më 1 korrik në disa vende, përcjell albinfo.ch.

“Ne duhet të konsiderojmë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtimet jo thelbësore në BE në fillim të korrikut”.

Komisionerja shtoi se ndërsa çështja e kufijve të brendshëm evropian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm paraqitet më e ndërlikuar. Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijve të jashtëm.

Në maj, Komisioni Evropian lëshoi ​​udhëzimet për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve brenda BE-së dhe rekomandoi 15 qershorin si datën e rihapjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments