9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeUshtarët profesionist mbi 45 vjet do të punësohen nëpër burgjet e vendit

Ushtarët profesionist mbi 45 vjet do të punësohen nëpër burgjet e vendit

Rregullohet statusi i ushtarëve profesionist që kanë kaluar të 45-tat. Sistemimi i tyre do të bëhet nëpër burgjet e vendit. Çdo ushtarë do të punësohet në burgun më të afërt nga adresa ku jeton.

“Nga 1 nëntori, grupi i parë prej 97 ushtarëve profesionist të cilët kanë arritur kufirin e moshës në shërbimin ushtarak prej 45 vjet, fillojnë me angazhim në Qendrat ndëshkuese dhe përmirësues në vend. Karrierën e tyre do ta vazhdojnë si të punësuar në burgje “– deklaroi Dragan Nikoliq, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.

Angazhimi i tyre do të bëhet varësisht nevojave të burgjeve.

“Burgjet tona gjithnjë kanë nevojë për të punësuar të rinj, pasi që çdo ditë dikush shkon në pension ndërsa dikush tërhiqet nga vendi i punës për arsye të ndryshme. Shpresoj që shpejt ta zgjidhim çështjen e sistemimit” – u shpreh Jovica Stojanoviq, Drejtor i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve.

Sistemimi do të vlejë edhe për ushtarët tjerë të cilët gjatë vitit mbushin 45 vite dhe përfundojnë angazhimin ushtarak. Problemi i të sapo sistemuarve daton nga viti 2014.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments