8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeUrime nga Ministria e Kulturës me rastin e Ilindenit

Urime nga Ministria e Kulturës me rastin e Ilindenit

 Ministria e Kulturës u dërgon urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e një prej festave më të rëndësishme, festimin e 2 Gushtit, Ilinden – Ditën e Republikës.

“Ilindeni është një festë e madhe kombëtare maqedonase, e cila padyshim ka një rëndësi të veçantë për historinë e popullit maqedonas. Jo vetëm për shkak të datave të rëndësishme në histori, kur më 2 gusht 1903 filloi Kryengritja e Ilindenit, ndërsa në vitin 1944 u mbajt Sesioni i Parë i KAÇKM-së, por kjo festë është një kujtesë e përjetshme e asaj që kemi dhe asaj që jetojmë sot. Kjo festë na kujton luftën historike dhe synimin e përjetshëm të popullit maqedonas për liri dhe një shtet të pavarur, dhe për të gjithë ata që me veprën e tyre janë përfshirë përgjithmonë në këtë akt”, thuhet në urimin.

Kjo ditë, thuhet më tej,  është një rast tjetër për mirënjohje, sepse sot jetojmë në një shtet modern, të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht, por edhe një kujtesë për të vazhduar në paqe dhe unitet për të ndërtuar vendin në frymën e vlerave evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments