4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeUlet çmimi për lidhje të re elektrike, bie në 370 euro

Ulet çmimi për lidhje të re elektrike, bie në 370 euro

Në vend të 500 eurove, familjet do të paguajnë 370 euro për lidhje të re energjike. Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim për uljen e çmimeve për lidhje standarde dhe rilidhje. Gjithashtu, nëse energjia elektrike është ndërprerë për shkak të borxhit, për rilidhje konsumatorët do të duhet të paguajnë 440 denarë në vend të 1.740 denarëve. Me çmimet e reja ka ulje për ndarjen e numëratorit matës, e cila në vend të 500 eurove do të kushtojë 200 euro dhe lidhja nga kyçja njëfazëshe në atë trefazëshe është zvogëluar nga 500 në 200 euro.

LIDHJE E ENERGJISË ELEKTRIKE
LIDHJE E RE 370 EURO
RILIDHJE 440 DENARË
NDARJA E NUMËRATORIT MATËS 200 EURO
NGA KYÇJA NJËFAZËSHE NË ATË TREFAZËSHE 200 EURO

Nga KRRE-ja si risi e theksuan edhe heqjen e lidhjes jo- standarde për të cilën konsumatorët duhej të paguanin më shumë se 2,000 euro.

Më nuk do të ketë çmim për lidhjen jo standarde mbi 2,000 euro, sepse këto kategori të qytetarëve jetojnë në zona ku nuk është miratuar asnjë plan i detajuar urbanistik. Me rregullat e reja të rrjetit të shpërndarjes dhe duke pasur parasysh se qytetarët nuk janë fajtorë për inercinë e komunave, Komisioni Rregullator ka rritur përfshirjen e familjeve që furnizohen me lidhje standarde – deklaroi Marko Bislimovski, kryetari KRE-së.

Përndryshe, të gjitha këto çmime të zvogëluara për t’u lidhur me rrjetin e EVN-së kanë filluar të zbatohen nga sot.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments