10 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeTv21.tv/ ILIEVSKI DORËZON VENDIMIN NË UT, NË AFAT PREJ 15 DITËSH TË...

Tv21.tv/ ILIEVSKI DORËZON VENDIMIN NË UT, NË AFAT PREJ 15 DITËSH TË TËRHIQEN TITUJT SHKENCORË

linku https://tv21.tv/ilievski-dorezon-vendimin-ne-ut-ne-afat-prej-15-ditesh-te-terhiqen-titujt-shkencore/

Universiteti i Tetovës, obligohet që të respektojë shkresën IP1br.09-942 të datës 15.04.2019 dhe të ndalojnë paligjshmërinë edhe atë:. të respektojë ligjet e arsimit të lartë dhe të anulojë vendimet për avancimin në docent të ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, zëvendës-ministrit të Brendshëm Agim Nuhiut si dhe drejtorit për pronësi industriale, Safet Emrulit.

Kështu shkruan në dokumentin të cilin në Rektoratin e Universitetit të Tetovës e ka dorëzuar inspektori i Arsimit të lartë Gjorgji Ilievski i cili pohon se për situatën e krijuar përpos funksionarëve të akuzuar, dorëheqje duhet të japë edhe drejtori i Inspektoratit të lartë të Arsimit, Tome Spirovski.

Ilievski për më tepër thotë se inspektorati ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në UT disa ditë pasi ai kishte kryer të njëjtën dhe thotë se aty janë dërguar inspektorë që kanë konflikt interesi.

“Kanë qenë tre inspektorë në mesin e të cilëve, Afrim Saliu, i cili është emëruar si inspektor kryesor në sektorin e arsimit, i cili ka konflikt interesash. Në Fakultetin Juridik është e punësuar vajza e tij si asistente. Më tutje, ka qenë edhe Daniella Kiroska dhe Hristina Jovanovska. I lartpërmenduri, Afrim Saliu si mentor i dy kolegëve duhet ta dinë se ligji duhet të respektohet edhe gjatë punës. Ata kanë konstatuar se avancimi ka baza ligjore, por kjo nuk është e vërtetë. Do të jem i detyruar ta informoj Komisionin për Parandalim të Korrupsionit dhe këshillin e inspektorëve për mënyrën e këtillë të kryerjes së detyrës, nga ana e inspektorëve”, tha inspektori i Arsimit, Gjorgji Ilievski.

Ai thotë se UT ka afat prej 15 ditëve që të respektoje vendimin e inspektimit të parë të kryer nga vetë ai dhe personave të përfshirë në këtë rast për t’ua tërhequr titujt shkencor.

Nënkryetari i Komisionit për Parandalim të Korrupsionit, Nuri Bajrami thotë se procedura për avancimin e funksionarëve është në fazën e kompletimit të dokumentacioneve.

“Lënda është formuar, sipas të cilës do të veprohet në kuadër të kompetencave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Do të thotë procedura nuk është e veçantë por është një procedurë sikur të gjithë lëndët tjera, mblidhet dokumentacion dhe pastaj, duhet të verifikohet se çfarë ka ndodhë në këtë rast, pa ndërhyrë në punën e inspektoratit. Pasi ata tani publikisht dolën ndesh njëri me tjetrin, ne pavarësisht kësa, do të mbledhim informacione dhe kur të ketë qëndrim apo vendim të caktuar ai do të bëhet publik”, deklaroi nënkryetari i KSHPK-së, Nuri Bajrami.

Ndryshe, në inspektimin e parë të  jashtëzakonshëm të kryer nga ana e inspektorit për arsim Gjorgji Ilievski konstatoi se në avancimin e Ademit, Nuhiut dhe Emrulit është vërejtur parregullsi. Kundër vendimit të Ilievskit, doli vetë inspektorati dhe drejtori i inspektoratit. Ndryshe, në prill të vitin 2016, Arbër Ademi dhe Agim Nuhiu janë emëruar në postet e ministrit dhe zëvendësministrit. Sipas ligjit për marrëdhënie pune, neni 151, puna që kanë ushtruar në fakultet u pezullohet. Mirëpo të dy funksionarët janë avancuar në docentë në kohën kur ende ushtrojnë detyra zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments