7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeTV KLAN-Opinion/ Artan Grubi-Kryeministri Zoran Zaevi gati te dorëhiqej, por nuk e...

TV KLAN-Opinion/ Artan Grubi-Kryeministri Zoran Zaevi gati te dorëhiqej, por nuk e lejuam ne

Deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, ka konfirmuar se Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ishte i vendosur të jepte dorëheqjen pas refuzimit për hapjen e negociatave me BE-në. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Grubi tha se Zaevin nuk e lejoi Ali Ahmeti për t’u dorëhequr me argumentimin se mos hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk është dështimi i qeverisë, por gabim i Bashkimit Europian. Dhe për këtë arsye u vendos që të mbahen zgjedhje të parakohshme më 12 Prill 2020 pasi vendi të jetë anëtarësuar në NATO. Artan Grubi: Ishte gati të jepte dorëheqjen për arsye të zhgënjimit të madh. Sepse kishte pranuar premtime të jashtëzakonshme. Merkel vizitoi Maqedoninë. Blendi Fevziu: Pse në Maqedoni ka dhe dorëheqje si koncept? Pra Zaevi ishte i bindur për t’u larguar? Artan Grubi: Po! Blendi Fevziu: Po pse ktheu mendim? Artan Grubi: Ne nuk u pajtuam dhe z.Ahmeti i tha që s’kemi pse pranjmë faj të cilin nuk e kemi mbi vete, për arsye se faji është mbi Bashkimin Europian që dështoi në premtimet e veta, ne i kishim plotësuar të gjitha kushtet. Dhe vendosëm që bashkarisht të shkojmë në zgjedhje vetëm pasi të anëtarësohemi në NATO. Kishim reforma shumë të dhimbshme për të marrë një JO për një çështje kaq të vogël për hapje të negociatave që i mundësonte Bashkimit Europian të na kontrollonte edhe më tepër se sa ka mundësi tani. Shqiptarët janë elementi vendimtar i qeverisjes së Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët janë elementi kyc që e mban Maqedoninë me velat e drejtuara nga Brukseli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments