3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTuta rruan vneshtën? BDI kishte vakët e vakët, 18 vjet u bë...

Tuta rruan vneshtën? BDI kishte vakët e vakët, 18 vjet u bë e shurdhër.Tash thirrje partive që ta pranojnë amendamentin për njësitë zgjedhore.

lajmi interaktiv

Bdi nëpërmes Bujar Osmanit shpalosën atë që dihet 5 cikle zgjedhore parlamentare, posaçërisht se po humben mbi 50.000 vota shqiptare vetëm në njësinë 6,e mos flasim në njësinë 5,pastaj njësinë numër 1 dhe 2 për shkak të ndarjes të keqe territoriale ,të fshatrave dhe qytezave shqiptare që bëri Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi në vitin 2004 me VMRO-DPMNE.Zërat e popullatës as që i varnin në vesh për lëshimet .BDI pati rastin të përmirsohej kur Qeveria e Maqedonisë vendosi të ndahej në vitin 2007 sipas 8 rregjioneve pse të mos përdorej i njëjti model në 8 njësi zgjedhore votuese të ndahet Maqedonia :BDI dhe Ali Ahmeti e Musa Xhaferri i kishin punët mirë dhe nuk çanin kopallat për zërin e popullatës autoktone .(fakte)

Dhe kur në zgjedhjet e fundit u përgjysmuan me deputetë tipat si Musa Artani e Bujari dhe kompania e rrejshin vetveten se janë FITUESIT a nga 15 deputetë ranë në 10 .Dhe kur dita e mirë duket në mëngjes për BDI-në nuk shkruhet mirë .Sado që duket se koalicioni ASH -Alternativa duket hiç gjë do numra do ua prish BDI-së :poashtu edhe Besa por edhe PDSH por nuk i dihet edhe RDK-së që mbase do shkojnë vetë ose në ndonjë koalicion çfarëdo që të shkëpusin vota për deputetë do shkëpusin nga trungu votues i BDI .A NUK DUHET HARRUAR URITHIN TEK ELEKTORATI SHQIPTAR LSDM-në.që pritet të shkëpusë vota të shqiptarëve të dëshpruar Dhe matematikat argëtuese tash mbrenda të BDI-së nuk e kalojnë 7 deputetë .Tash shtrohet pyetja pse bëhen kaq Patriota si dhelpra kur e dogji bishtin bërtiste u dogj fshati dhe prej nga guximi prej nga ideja ditën e fundit BDI të mërzitet për balansin nëpër njësitë zgjedhore kjo vetëm tu shërbejë Aliut ,Musës ,Artanit. Bujarit si alibi para elektoratit që pritet të humbin në përgjysmim nga kulaçi i deputetëve .BDI 18 vite pati kohë në 5 cikluse zgjedhore të ndryshojë numrin dhe balansin nëpër njësitë zgjedhore , por nuk i hëngër kopalla ,sepse Alia-Musa-Artani-Bujari kishin matematika klanore.E po Kurbani ditën e Arifes nuk trashet ,me shëndet ta bajni përgjysmimin BDI dhe o BUJAR OSMANI

lajmi aktiv që qarkullon https://ina-online.net/osmani-thirrje-partive-qe-ta-pranojne-amendamentin-e-bdi-se-per-njesite-zgjedhore-2/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments