10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTRUMP: PANDEMIA E COVID-19, MË KEQ SE "11 SHTATORI"

TRUMP: PANDEMIA E COVID-19, MË KEQ SE “11 SHTATORI”

Presidenti Donald Trump vazhdon kritikat ndaj Kinës se ajo nuk bëri mjaftueshëm për mospërhapjen e koronavirusit që u ka marrë jetën 73 mijë amerikanëve. Sipas tij, ky bilanc është më i rëndi edhe se ngjarjet historike si bombardimi i flotës amerikane nga Japonia apo 11 shtatori 2001.

Presidenti, Donald Trump, e konsideron pandeminë sulmin më tragjik me të cilin Amerika është dashur të përballet ndonjëherë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë citoi shifrat zyrtare me 1,2 milionë të infektuar dhe 73 mijë viktima të koronavirusit, duke thënë se një bilanc të tillë vendi nuk e përjetoi as nën bombardimin nga japonezët në Luftën e Dytë Botërore, e as në aktin terrorist të 11 shtatorit, dy dekada më parë.

“Nuk ka pasur kurrë një sulm të tillë, dhe nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Mund të ishte ndalur që në burim, mund të ishte ndalur në Kinë, por kjo nuk ndodhi. Nuk më pëlqen se si erdhi këtu,” u shpreh presidenti Trump, teksa përsëriti akuzat ndaj Pekinit se nuk arriti ta kontrollojë pandeminë që në fillim.

Kina i ka mohuar pretendimet për mungesë transparence apo supozimet e palës tjetër se virusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez.

Këto akuza janë nxitur ditët e fundit edhe nga Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, por në mediet kineze kryediplomati amerikan është etiketuar i lig dhe i çmendur.

Kryeshtetari Trump tha se task-forca që ai ka ngritur për situatën e koronavirusit do të e fokusojë tani punën e saj te rihapja e ekonomisë, dhe te vaksinat dhe metodat terapeutike kundër sëmundjes.

Në SHBA konfirmohen përditë gati 30 mijë raste të reja me Covid-19 në të gjitha shtetet.

Infeksionet vijojnë të shtohen edhe jashtë Nju-Jorkut, që është epiqendra e pandemisë në vend.

Sipas një raporti të brendshëm, bilanci i amerikanëve që do humbasin jetën mund të rritet me 3 mijë në ditë në muajin qershor.

Këtë javë studiuesit rishikuan shifrat dhe tashmë 134 mijë veta parashikohet se nuk do arrijnë t’i mbijetojnë sëmundjes në këtë sezon pandemie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments