8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTre fëmijë vdiqën në shpërthimin në Rramanli,e 7 të plagosur nga shpërthimi...

Tre fëmijë vdiqën në shpërthimin në Rramanli,e 7 të plagosur nga shpërthimi i bombulës së gazit

Tre të vdekurit  në fatkeqësinë  që ndodhi sot në Rramanli janë fëmijë,  konfirmuan edhe nga spitali i Kumanovës dhe fshatarët e Rramanlisë. Tragjedi të tillë  banorët e fshatit Rramanli nuk mbajnë mend me numër të madh të viktimave dhe të lënduarve nga një familje. Sipas të dhënave të para të SPB-së Kumanovë, fatkeqësia ka ndodhur pas shpërthimit të bombolës me gaz në shtëpinë familjare të SH.A.

Nga MPB informojnë se rreth orës 10:00 në Rramanli në shtëpinë pronësi e SH.A. gjatë shpërthimit të bombolës tre fëmijë të moshave 8. 9 dhe 11vjet  kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Zjarri është shuar nga Njësia e zjarrfikësve të Kumanovës. Është njoftuar prokurori publik dhe ekipi mbikqyrës i SPB-së Kumanovë është dërguar në vendin e ngjarjes  me qëllim që të konfirmohen arsyet  e fatkeqësisë.

Sot edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu e vizitoi fshatin, u takua me vendasit dhe shprehu ngushëllime.

“Së bashku me zëvendësdrejtorin e Byrosë për siguri publike dhe me zëvendës kryeshefin e  SPB-së Kumanovë i shprehim ngushëllime familjes Alimi. Kjo është me të vërtetë tragjedi e madhe. Për fat të keq është konstatuar se tre fëmijët kanë vdekur, shtatë persona janë dërguar në Qendrën klinike Shkup”, tha zëvendësministri Nuhiu.

Ai ka informuar se në vendin e fatkeqësisë kanë dalur prokuroria publike, shërbimet e MPB-së. Sipas vlerësimeve të para thotë zëvendësministri bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar  nga bombola e gazit. Gjatë ditës dhe në periudhën e ardhshme, pritet raporti përfundimtar i prokurorisë publike. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse do t’i ofrohet ndihmë familjes, Nuhiu theksoi se institucionet do të ofrojnë mbështetje  nga të gjitha aspektet, duke i përfshirë edhe ekipet mjekësore.

“Tani për tani asgjë nuk mund të them për gjendjen shëndetësore të shtatë personave të dërguar në Qendrën klinike në Shkup”, tha zëvendësministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Kryetari i Bashkësisë lokale, Taxhedin Esapi, ndjen keqardhje për tragjedinë që ndodhi në fshatin e tyre në të cilin humbën jetët tre fëmijë të vegjël.

“Të gjithë jemi në keqardhje. Tragjedi e tillë nuk ka ndodhur në fshat. Mu paraqit  kryetari i Kumanovës i cili shprehu keqardhje dhe shprehu gatishmëri  t’i ndihmojë familjes”, thotë Esapi.

Komandanti i ndërrimit të Njësisë së zjarrfikësve të Kumanovës, Vidan Trajkovski tha se te ato zjarri është paraqitur në orën 10:10.

“Pas pranimit të lajmit, dolëm në terren me një automjet dhe katër zjarrfikës. Intervenuam në zjarrin  në shtëpinë familjare. Zjarri është shkaktuar nga  shpërthimi i bombolës me gaz në hapësirën e zjarrit kishte  më shumë të lënduar dhe ne kemi informata se tre fëmijë kanë vdekur”, deklaroi Trajkovski.

Zjarri tërësisht është vënë nën kontroll, përkatësisht është shuar.

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës Snezhana Zaharieva tha se tre të vdekurit  janë fëmijë dhe shtatë ishin të lënduar.

Mjeku Zoran Stojkovski gjithashtu konfirmoi se në tragjedinë e tmerrshme tre të vdekurit janë fëmijë.

“Disa në gjendje kritike. Të gjithë pas rianimimit të parë të ofruar janë dërguar në institucionin terciar”, thotë Stojkovska për të lënduarit.

Nga spitali i Kumanovës thonë se  lloj të tillë të fatkeqësisë serioze  në një familje nuk ka pasur me vite. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments