6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeThirrjet antishqiptare, Artan Grubi: MPB po ndërmerr aktivitete për zbardhjen e krimit

Thirrjet antishqiptare, Artan Grubi: MPB po ndërmerr aktivitete për zbardhjen e krimit

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, sot në seancë qeveritare ka inicuar diskutim rreth incidentit të  fundit me gjuhë të urrejtjes të shkaktuar nga një grup tifozësh në Sheshin Maqedonia në Shkup

“Pas reagimit të djeshëm, në seancën e sotme të qeverisë, ndër të tjera, diskutuam edhe incidentin e fundit me gjuhë të urrejtjes të shkaktuar nga një grup tifozësh në Sheshin Maqedonia në Shkup, ku Qeveria miratoi një përfundim për të dënuar ashpër sjelljen e tifozëve që shkakton urrejtje, përçarje dhe intolerancë, mbi baza etnike”, njofton Grubi pas debatit në qeveri.

Ministria e Brendshme, njofton Grubi, po ndërmerr aktivitete të duhura për zbardhjen e krimit, për të cilën do të informojë publikun në përputhje me rrethanat. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments